Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sot për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.
Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.
“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.
Tash tri vite, më saktësisht me 2 mars 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda kishte realizuar një aksion kundër fajdes, kishte arrestuar 15 persona dhe kishte realizuar disa bastisje, duke sekuestruar edhe gjëra që mund të shërbenin si prova.
Në dokumentin e siguruar asokohe nga Veriu.info gjatë aksionit kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi, të pendehurve iu kanë sekuestruar automjete, mjete elektronike, armë e para.
Në kërkesën e prokurorit bëhej e ditur se të pandehurve Kadri Gërbeshi, Ibrahim Gërbeshi e Fatmir Gërbeshi, iu kshin sekuestruar:
Kadri Gërbeshi:
a) Shufer metalike,
b) veturë BMW X5,
c) veturë AUDI B4;
Ibrahim Gërbeshi:
a) Armë e tipit CZ dhe dy karikator me leje të lëshuar nga MPB në emër të Ibrahim Berisha,
b) 31 fishekë,
c) Dokumente, marrëveshje, kontrata të përpiluara mes Ibrahim Gërbeshi dhe personave tjerë;
Fatmir Gërbeshi:
a) Një fletore,
b) Dy dokumente transaksione RIA pranues Fatmir Gërbeshi,
c) Veturë Mescedes Xhip,
d) Veturë Audi,
e) Revole e tipit BLOW F92,
f) DVR i firmës DAHUA.
Po ashtu gjatë operacionit ishte bastisur edhe auto salloni “Auto Binni Sh.P.K.”, pronë e familjes Gerbeshi.
Aksioni i sotëm kundër fajdes në Vushtrri, bastiset edhe auto salloni ‘Binni’ i familjes Gërbeshi
Ndryshe, para pesë (5) ditësh Veriu.info ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, për të mësuar se a janë ngritur aktakuzat për arrestimin e 15 personave të arrestuar në operacionin kundër fajdes më 2023, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje.















