Një person në Vustrri ka thyer xhamin e veturës së policisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Fillimisht një veturë është ndalur nga policia, dhe më pas dy persona nën ndikimin e alkoolit nuk i janë bindur urdhrave të policisë.
Më pas njëri nga ta ka thyer xhamin e veturës zyrtare.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Skënderbeu, Vushtrri 08.08.2022 – 03:11. Policia ka ndaluar automjetin ku gjatë legjitimit të dokumenteve dy të dyshuar meshkuj kosovar nën ndikim të alkoolit nuk i kanë respektuar urdhëratë. Të njëjtit gjatë arrestimit kanë rezistuar, ku njëri prej tyre ka thyer xhaminë veturës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.












