Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“’Fati’ i Osmanit varet nga Vetëvendosje”/ Politologu tregon skenarët e mundshëm të VV-së për çështjen e presidentit

05/02/2026 - 12:57
në Lajme
A A
“’Fati’ i Osmanit varet nga Vetëvendosje”/ Politologu tregon skenarët e mundshëm të VV-së për çështjen e presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani, presidente e vendit, ka shprehur ambicien e saj për një mandat të dytë si e para e shtetit.

Por, nuk dihet nëse ajo do të kandidohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk e ka përmendur fare këtë çështje.

Lidhur me çështjen e presidentit, që duhet të zgjedhet në fillim të muajit mars, politologu Dritëro Arifi ka thënë se nëse ajo e meriton ose jo edhe një mandat varet nga opozita se si do ta trajtojë çështjen, pasi raportet e saj me të nuk janë të mira.

“Është vështirë të thuhet a e meriton edhe një mandat, varet nga opozita se si e sheh sepse gjithçka varet nga ta, a do të qëndrojë në sallë, se jo a do ta votojë, varet se çfarë raportesh do të ndërtojë presidentja me partitë por që aktualisht janë jashtëzakonisht jo të mira, varet nga VV se çka dëshiron nga presidenca, a dëshiron edhe këtë pozitë që t’i ketë të tri pozitat kryesore në dispozicion të tyre, a dëshiron marrëveshje politike apo cilin skenar, ose skenarin e presionit, ku partitë, nga frika e shkuarjes sërish në zgjedhje mund ta votojnë cilindo kandidat për president që do ta propozojë VV. Në këtë rast, pozita e VV-së është shumë komode, i gjithë presioni bie mbi partitë opozitare, edhe ato çfarë dëshirojnë, a janë të gatshme për zgjedhje, a duan kompromis por askush s’po i pyet, apo do të qëndrojnë në sallë për ta mbuluar edhe këtë pikë për të qenë komod edhe ato për katër vitet e ardhshme. Pra, ka variacione të vogla për opozitën, më shumë komoditet skenarë pozitive per VV-në”, ka vlerësuar ai.

Sipas Arifit, VV është në pozitë të favorshme për çështjen e presidentit sepse mund t’i bëjë presion opozitës që ta votojë cilindo kandidat, në mënyrë që të mos shkohet sërish në zgjedhje.

“S’ka pasur iniciativa serioze për këtë çështje dhe duke e parë z.Kurti dhe partitë opozitare, vështirë se mund të ketë ndonjë kompromis të përshtatshëm për të dyja palët, të përshtatshëm për VV-në po por jo për opozitën për të cilën do të jetë shumë e vështirë sepse VV është në pozitë të favorshme dhe ajo do të luajë me këta skenarë, do të krijojë presion që ata të votojnë këdo që do të jetë kandidat për president për të mos shkuar në zgjedhje, edhe nëse shkohet në zgjedhje është sërish në favor të saj”, ka theksuar politologu.

Ai thotë se është në dorën e VV-së “fati” i Vjosa Osmanit, se a do që ta ketë sërish Osmanin presidente me batica e zbatica apo dëshiron ta ketë edhe atë post për vete.

“Sa i përket Vjosa Osmanit është plotësisht në dorën e VV-së se a dëshiron që të vazhdojë me të, me batica dhe zbatica, apo dëshiron një kandidat që është 100 për qind e fokusuar në politikat e VV-së. Kjo varet edhe nga marrëveshja që mund ta bëjnë në ditët në vazhdim VV me presidente aktuale, e cila dëshiron edhe një mandat”, ka deklaruar Dritëro Arifi.

JU REKOMANDOJMË

Çmimi i naftës dhe benzinës, MINT del me paralajmërim të ashpër

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
06/04/2026 - 10:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për...

Më shumëDetails

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu
06/04/2026 - 10:30

Deputeti Daut Haradinaj feston sot ditëlindjen e 48-të. Urimi i parë publik i erdhi nga vëllai i tij, Ramushi i cili ndau një fotografi krah tij në Facebook....

Më shumëDetails

Ia vodhën paratë nga çanta – intervistohen katër gra dhe dy burra në Prishtinë

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë
06/04/2026 - 09:54

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme, të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Teksa rasti...

Më shumëDetails

“Taksirat” telefoni, për 3 muaj policia e Kosovës ndëshkoi gati 6 mijë shofer

Po bënin gara shpejtësie, policia gjobit dy shoferë në Rahovec
06/04/2026 - 09:33

Gati 6 mijë shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës gjatë tre muajve të parë të këtij viti për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit. Sipas...

Më shumëDetails

Bie në pranga të policisë “dilleri” i drogës, sekuestrohen kokainë, para e veturë

Bie në pranga të policisë “dilleri” i drogës, sekuestrohen kokainë, para e veturë
06/04/2026 - 09:18

Një person është arrestuar në Istog, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën dhe konfiskuan 17.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Sipas raportit 24-orësh të...

Më shumëDetails

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur
06/04/2026 - 09:05

Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi. Si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë