Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediumi shqiptar: Shpëtim Idrizi dhe Klodian Allajbeu prapa një kompanie ‘offshore’ në Angli, dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie

05/02/2026 - 20:20
në Lajme
A A
Mediumi shqiptar: Shpëtim Idrizi dhe Klodian Allajbeu prapa një kompanie ‘offshore’ në Angli, dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti Shpëtim Idrizi dhe biznesmeni Klodian Allajbeu dyshohet se qëndrojnë pas një kompanie fantazmë në Angli, duke qarkulluar qindra mijëra euro me burim të errët, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.

Shpëtim Idrizi dhe Klod Allajbeu, i pari me kompani ndërtimi në emrin e të birit, pasuri të dyshimtë dhe prona, ndërsa i dyti përfitues i tenderave dhe koncensioneve me vlerë mbi 150 milionë euro në shëndetësi, rezulton se kanë lëvizur dhe qarkulluar flukse parash në offshore të Anglisë, shkruan Prapaskena.

Në 1 shkurt 2017, djali i Shpëtim Idrizit, Denion Idrizi do t’i bashkohej kompanisë K & D Commerce Limited me bazë në Londër. Disa muaj më pas, në gusht 15 gusht 2017, në kompani do të caktohet si drejtor (director) Klodian Allajbeu, i cili po hetohet nga SPAK nën dyshimet për pastrim parash, korrupsion dhe manipulim të procedurave tenderuese. Vetëm disa ditë më parë një skuadër e BKH ushtroi kontrolle në kompaninë Evita të Allajbeut, me fije të errëta nga Berati, në Tiranë, Holandë deri në Londër.

Sipas dokumenteve të publikuara nga regjistri anglez, Allajbeu ka qenë aksioner që prej 30 shtatorit 2016 në kompaninë K & D Commerce Limited, përmes të cilës ka dyshime se qarkullon paratë e përfituara në shëndetësi për shërbime fiktive (sipas KLSH).

Ndërkaq, në 13 shtator 2017, Denion Idrizi do të jepte dorëheqjen nga kompania, ndërsa Klodian Allajbeu, i cili qëndron pas koncensionit 84 milionë euro të hemodializës, është edhe sot e kësaj dite aksioner në kompaninë K & D Commerce Limited.

Kompania nuk ka punonjës, por ka qarkulluar miliona euro. Vetëm në vitin që u largua Idrizi, kompania kishte të ardhura mbi 400 mijë paund ose rreth 600 milionë lekë. Duke analizuar të dhënat nga deklarimi i pasurisë nga Shpëtim Idrizi për vitin 2017 te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), rezulton se Denion Idrizi, person i lidhur dhe subjekt deklarimi, nuk ka deklaruar asgjë për vitin 2017, fakt i cili ngre dyshime serioze për fshehje të pasurisë.

Ortakëria në biznes mes Shpëtim Idrizit (kamufluar përmes të birit) dhe biznesmenit të spitaleve Klod Allajbeu nuk është episodike. Një vit pas ‘bashkëpunimit’ në Londër, (në vitin 2018) të dy së bashku, Denion Idrizi dhe Klodian Allajbeu do të themelonin kompaninë e ndërtimit “Solid Construction”, e cilën më vonë do t’i kalonte plotësisht Denion Idrizit.

Në janar 2025, Shpëtim Idrizi, përmes të birit, ka hapur edhe një restorant tek Kalaja e Tiranës, me kompaninë 2D FOOD FACTORY shpk. Ish doganieri që mbron Çështjen Çame, gjithnjë përmes të birit, kontrollon edhe kompaninë PARKNGO shpk, themeluar në 2017, përmes të cilës menaxhon disa parkingje në Kashar të Tiranës. Kompania nuk figuron në deklarimin e pasurisë në vitin 2017 dhe as të ardhura prej saj.

Deputeti Shpëtim Idrizi, përmes të birit, qëndron kompanive të ndërtimit DLSOL shpk, Geland shpk dhe CONINVEST shpk, në këtë të fundit në ortakëri me biznesmenin e ndërtimit Arjan Çukajn, përfitues lejesh për kulla edhe gjatë kohës kur Çukaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Përveç kompanisë “Coninvest Sh.pk” me Shpëtim Idrizin, Arjan Çukaj është pronar i 10 firmave të tjera, ku eksperte bilancesh ka Enkela Idrizin, gruan e Shpëtimit, ndërsa si n/kontraktor, përdor firmën tjetër “Dlsol Sh.p.k” të djalit Denion Idrizi.

Në vitin 2021, kreu i PDIU ka deklaruar pasurinë e plotë. Idrizi deklaron dy apartamente në Tiranë dhe Durrës, si dhe 25 % të ish ndërmarrjes së përpunimit të drurit me sipërfaqe 1.6 mijë m2. Idrizi deklaron se ka blerë edhe një makinë në vitin 2008 me vlerë 55 mijë euro.

Në vitin 2022, Idrizi deklaron se ka shitur një apartament 82 m2 me vlerë 59 mijë euro. Në vitin 2023, Idrizi deklaron se ka shitur një tjetër apartament 125 m2 me vlerë 145 mijë USD. Po në vitin 2023, bashkëshortja e Idrizit, Enkela Idrizi, e cila punon në Bankën e Shqipërisë, deklaron të ardhura nga shitja e tre pasurive të paluajtshme, 145 mijë euro, 52 mijë euro dhe 195 mijë euro.

Shuma 195 mijë euro, deklaruar si e ardhur nga shitja e aseteve, duket tejet e dyshimtë dhe nuk përkon me ndonjë pasuri të deklaruar në deklaratën e pasurisë fillestare në vitin 2021. Shuma 195 mijë euro dyshohet se buron nga shitja e një pasurie të padeklaruar në ILDKPKI.

JU REKOMANDOJMË

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari
05/04/2026 - 23:15

Një konflikt i paprecedentë ka ndodhur sot në rrugën "Hasan Prishtina" Mitrovicë, ku dy persona janë shoqëruar në polici. Veriu.info mëson se një pronar i një kompanie ndërtimi...

Më shumëDetails

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër
05/04/2026 - 22:41

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
05/04/2026 - 22:25

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,...

Më shumëDetails

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan
05/04/2026 - 21:56

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet
05/04/2026 - 21:22

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka shkruar pas përmbylljes së e mandatit të Osmanit si presidente. Ai e përshkroi mandatin e Osmanit jo veç si ceremonial, teksa...

Më shumëDetails

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?
05/04/2026 - 20:53

Shkruan: Agim Shahini, kryetar i AKB-së Shpeshherë dëgjojmë krahasime të thjeshta: “Kosova duhet të jetë si Zvicra”. Një vend neutral, pa konflikte, me stabilitet të lartë dhe ekonomi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë