Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

06/02/2026 - 09:58
në Kryesore, Lajme
A A
27 vjet nga konferenca e Rambujesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 6 shkurt 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në afërsi të Parisit, e cila synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, e cila zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA, Boris Maiorsky – Rusi dhe Wolfgang Petritsch – BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit.

Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i emisarit special të SHBA-së Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bindë presidentin e atëhershëm të RSFJ-së, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

JU REKOMANDOJMË

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Kryesore

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

06/02/2026 - 13:19
“Energjia nuk është luks” – Qytetarët protestojnë para KEDS-it dhe Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kryesore

“Energjia nuk është luks” – Qytetarët protestojnë para KEDS-it dhe Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

06/02/2026 - 13:01
LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
Lajme

LDK shpenzoi mbi 224 mijë euro për tre muaj, mbi 85 mijë vetëm për paga

06/02/2026 - 12:39
Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit
Kryesore

Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit edhe pse gjyqtari thotë se rreziku për pengim drejtësie është zvogëluar

06/02/2026 - 12:38
Me 33 vota për miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2026
Kryesore

Me 33 vota për miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2026

06/02/2026 - 12:33
Seanca e jashtëzakonshme, Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë buxhetin e Prishtinës
Kryesore

Seanca e jashtëzakonshme, Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë buxhetin e Prishtinës

06/02/2026 - 12:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Gjukanoviq i vjen Kurtit në zyrën e tij – çfarë diskutuan- detaje

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Alberti”, “Sherreti”, “AutoMita” shitën mbi 100 milionë € vetura në vit, deklaruan 10.5 milionë € fitim neto

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    344 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë