Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetsisë gjatë kësaj jave ka realizuar aksion inspektues në komunat veriore Zubin Potok dhe Leposaviç, gjatë të cilit janë konstatuar shkelje serioze të legjislacionit në fuqi.
Si rezultat i kontrolleve:
• janë mbyllur dy subjekte afariste për shkak të mungesës së dokumentacionit valid të Republikës së Kosovës,
• për mosplotësimin e kushteve higjeno-sanitare, si dhe
• për qarkullim të produkteve ushqimore me afat të skaduar.
Gjithashtu, ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin janë shqiptuar gjithsej 7 gjoba, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.












