Një moment i rëndë është shënuar gjatë protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ku një qytetar, mes emocioneve dhe me lot në sy, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj institucioneve.
Teksa turma marshonte nga objekti i KEDS-it drejt Qeverisë, ai ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet për të përballuar jetesën në Kosovë.
“Zoti bre pa i vrá mos e laft, spo kena bukë mo as me hanger”, është shprehur ai, duke shtuar se faturat dhe çmimet e larta po e bëjnë të pamundur mbijetesën për shumë familje.
Qytetari mezi ka mbajtur lotët, duke thënë se rritja e paralajmëruar prej mbi 21 për qind e energjisë elektrike do të jetë goditja e fundit për shumë shtëpi.
Protestuesit kanë kërkuar që paralajmërimi për shtrenjtim të tërhiqet, ndërsa kanë akuzuar institucionet për mungesë ndjeshmërie ndaj situatës ekonomike të qytetarëve.













