Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK voton për ndarjen 7 milionë eurove për Sheshin ‘Xhorxh Bush’, që Uran Ismaili premtoi ta hapte

06/02/2026 - 17:50
në Lajme
A A
PDK voton për ndarjen 7 milionë eurove për Sheshin ‘Xhorxh Bush’, që Uran Ismaili premtoi ta hapte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mes mospajtimeve, Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur të premten, më 06.02.2025, miratoi buxhetin për vitin 2026.

Diskutimet më të mëdha u përqëndruan në përplasjet mes vetë dy partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo për shkak të ndarjes së parashikuar buxhetore nga ekzekutivi për disa prej projekteve kryesore në kryeqytet.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin e planifikimit buxhetor të Komunës së Prishtinës për këtë vit, në të cilin është paraparë ndarja e 7 milionë eurove për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Ky projekt është përfshirë në buxhetin që u shqyrtua sot rreth dy orë nga asamblistët.

Miratimi i kësaj pike të rendit të ditës u bë me votat e shumicës në Kuvend, përfshirë edhe ato të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila aktualisht vepron si parti opozitare në nivel komunal.

Përfshirja e këtij projekti në buxhet vendosi në vëmendje pozicionin e PDK-së në kryeqytet, pasiqë kandidati i saj për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, premtimin kryesor të fushatës së tij zgjedhore e kishte hapjen e sheshit “Xhorxh Bush”.

Madje, Ismaili, ditën kur shpalli kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës, tha  se që  në javën e parë si kryetar i komunës do të hapte sheshin për ta zhbllokuar trafikun.

“Prishtinës i shërbejmë me punë dhe guxim. Prandaj, në javën e parë si Kryetar i Prishtinës kam me hapë Sheshin dhe kemi me zhblloku trafikun.” – kishte thënë ndër të tjera Ismaili në një video.

Ndërkaq, ishte shefi i grupit të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, i cili në seancën e sotme (06.02.2026) deklaroi se partia e tij ka votë për kalimin e buxhetit me këtë ndarje buxhetore, siç ka paraparë komuna.

“Nuk kemi qenë kundër sheshi “Xhorxh Bush”, jemi kanë për me e hapë, derisa ju si parti keni qenë me e blloku, ne kemi qenë me e hap, dhe këtë nuk e fshehim, por sot është tema për buxhetin e kryeqytetit”- deklaroi Retkoceri.

Ai shtoi se në rrethanat aktuale politike, PDK nuk mund të mbajë qëndrim kundër buxhetit vetëm për arsye politike.Sipas tij, votimi i buxhetit nuk nënkupton “barrikadim politik”, por zhbllokim të gjendjes aktuale financiare të kryeqytetit.

“Kjo nuk nënkupton barrikadim tonë, por mos e zhblloku një stuatë në të cilën jemi sot. PDK në Prishtinë ka me e votu buxhetin, por me arsyen e vetme që mos të mbetet buxheti mollë sherri mes dy subjekte politike e me u blloku Prishtina edhe për një vit në aspektin financiar”- tha tutje Retkoceri.

Reagime për këtë veprim të PDK-së ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si parti opozitare në Prishtinë.

Gëzim Sveçla, si shef i grupit të asamblistëve të LVV-së, këtë e cilësoi si kundërthënie me qëndrimet e mëhershme të kësaj partie.

“Keni thanë që jeni për me e hap rrugën e sot votoni pjesë të këtij buxheti që e mbyll atë rrugë dhe që e bënë shesh”- iu drejtua Sveçla.

Ai shtroi pyetje nëse PDK-ja, me këtë votë, po mbështet drejtpërdrejt ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

“A e voton PDK-ja këtë buxhet? A e voton PDK-ja ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’? Prandaj, ky projekt nuk tregon vetëm se buxheti është dokument financiar, por është edhe akt politik që teston integritetin e subjekteve politike”-  u shpreh ai.

Sveçla shtoi se LVV nuk është kundër votimit të buxhetit në tërësi, por nuk pajtohet me disa nga projektet e përfshira në të.

Sipas tij, buxheti nuk garanton zhvillim të drejtë urban, nuk siguron barazi mes lagjeve të ndryshme të qytetit dhe diskriminon zonat rurale në raport me ato urbane.

Ndërkaq, me gjthsej 33 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, buxheti i këtij viti gjeti mbështetjen e mjaftueshme në Asamblenë e Kryeqytetit.

Buxheti i paraparë për këtë vit për Komunën e Prishtinës është mbi 151 milionë euro.

I pranishëm në këtë mbledhje të jashtëzakonshme nuk është kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cilii ka njoftuar se gjendet ne SHBA për vizitë zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Lajme

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

06/02/2026 - 19:59
Osmani takon presidentin e Emirateve
Kryesore

Osmani takon presidentin e Emirateve

06/02/2026 - 19:51
Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren
Lajme

Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

06/02/2026 - 19:44
“Pesticidet u regjistruan si biocide”, Durmishi: Informatat i dha Ministria e Bujqësisë, kemi nisur inspektim, s‘tolerojmë
Lajme

“Pesticidet u regjistruan si biocide”, Durmishi: Informatat i dha Ministria e Bujqësisë, kemi nisur inspektim, s‘tolerojmë

06/02/2026 - 19:31
Caktimi i paraburgimit për 9 ‘manipuluesit’ e votave në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje
Kryesore

Caktimi i paraburgimit për 9 ‘manipuluesit’ e votave në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

06/02/2026 - 19:05
Haradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lajme

Haradinaj vizitë në Pentagon: Tani është koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO

06/02/2026 - 18:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Hajnat futen në shtëpinë e Leonora Jakupit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Alberti”, “Sherreti”, “AutoMita” shitën mbi 100 milionë € vetura në vit, deklaruan 10.5 milionë € fitim neto

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    347 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë