Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas këtij instituti, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu,.
IHKM ka njoftuar se temperatura maksimale do të jetë 11 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale 1deri 4 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 7-11 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-7m/s”, thuhet në njoftim.












