Policia ka bërë të ditur se një person është therur me thikë te Santea në Prishtinë.
Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.













