Vazhdimisht në Polici raportohen raste të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë që pësojnë nga partnerët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 22-vjeçarja, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj e ka sulmuar duke e goditur me grushte e më pas me paterica. Si pasojë e kësaj ajo ka marrë lëndime trupore, për çka i është ofruar edhe ndihma mjekësore.
Njësitet policore janë vënë në kërkim të të dyshuarit A.I., i cili menjëherë pas kryerjes së veprës, është larguar në drejtim të panjohur.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari













