Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Naim Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së e barazimi me regjimin e Millosheviqit

09/02/2026 - 19:19
në Kryesore, Lajme
A A
Naim Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së e barazimi me regjimin e Millosheviqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin me nga 45 vjet burg për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim në rrjete sociale, Tërnava ka vlerësuar se kjo kërkesë është e pabazuar dhe e padrejtë, duke e cilësuar atë si një fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë dhe sakrificës së tyre.

“Kërkesa për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga udhëheqësit e UÇK-së, njëkohësisht edhe udhëheqës të shtetit të Kosovës në këtë proces, përbën një fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Sipas Tërnavës, një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe përpjekje për njollosjen e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.

“Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht. Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri”, shkroi Tërnava.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori i Këshillit Prokurorial, Istrefi pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit: Përjetësisht falënderues dhe mirënjohës ndaj ShBA-së
Lajme

Drejtori i Këshillit Prokurorial, Istrefi pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit: Përjetësisht falënderues dhe mirënjohës ndaj ShBA-së

09/02/2026 - 21:05
Edi Rama shpërthen ndaj Hagës: Duan t’i varrosin të gjallë, s’mund ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori
Kryesore

Edi Rama shpërthen ndaj Hagës: Duan t’i varrosin të gjallë, s’mund ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori

09/02/2026 - 20:48
Rama e quan akt të turpshëm kërkesën e prokurorisë për krerët e UÇK-së: Po sulmohet një komb
Kryesore

Rama e quan akt të turpshëm kërkesën e prokurorisë për krerët e UÇK-së: Po sulmohet një komb

09/02/2026 - 20:04
Pas Abdixhikut, Osmani takon edhe Haradinajn – flasin për Bordin e Paqes
Kryesore

Pas Abdixhikut, Osmani takon edhe Haradinajn – flasin për Bordin e Paqes

09/02/2026 - 20:02
Lajme

U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë

09/02/2026 - 19:32
Gazetari gjerman: Nëse Thaçin e dënojnë me 45 vjet burgim e vendosin në nivelin e Mladiçit, groteske
Kryesore

Gazetari gjerman: Nëse Thaçin e dënojnë me 45 vjet burgim e vendosin në nivelin e Mladiçit, groteske

09/02/2026 - 19:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së

    Pas kërkesës për dënim me nga 45 vite secilin nga ish-krerët e UÇK’së, vjen reagimi nga LVV

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “10 nxënës e sulmuan arsimtarin” – Psikologu i shkollës “Pavarësia” jep versionin ndryshe të ngjarjes

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tentuan ta vjedhin një argjendari, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të serbëve në Kaçanik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Prokurorja Lawson: Thaçi i kishte synimet e qarta për Kosovën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë