Kërkesa për 180 vjet burgim për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u cilësua si e padrejtë nga analisti politik, Azdren Shala.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se gjashtë gjeneralë të lartë serbë, u dënuan më me pak vite burgim, për krimet që i kishin kryer në Kosovë, Kroaci e Bosnje.
“Gjashtë gjeneralët më të lartë serbë janë dënuar nga Gjykata e Hagës, së bashku, me 107 vjet burg. Ata nuk janë dënuar vetëm për Kosovën, por edhe Kroacinë dhe Bosnjën. 180 vjet katërshja jonë, përjashto Calin, Pjetrin dhe ata që janë dënuar në procesin e Haradinajt me Limën. Kjo i bie që dënimin me vite më të madh po e marrin shqiptarët sesa serbët, neve na mbetet etiketa. Kjo është e padrejtë. Gjykata është ndërtuar me prish historinë”, tha Shala në Klan Kosova.











