Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I duan në burg përjetë, fjalët e fundit të Prokurorisë Speciale për katërshen e UÇK, nesër radha e mbrojtjes

10/02/2026 - 17:28
në Lajme
A A
I duan në burg përjetë, fjalët e fundit të Prokurorisë Speciale për katërshen e UÇK, nesër radha e mbrojtjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në dy ditë, Prokuroria e Specializuar në Hagë tha ç’pati të thotë në deklaratën e saj përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke kërkuar për secilin prej tyre 45 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pretendimet nxitën reagime në Kosovë, ku edhe emrat e shesheve dhe rrugëve evokojnë ende luftën që mori më shumë se 13 mijë jetë.

Gazeta Express

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dëgjuan të hënën në Gjykatën Speciale në Hagë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar që secili prej tyre të përballet me një dënim të gjatë me burgim, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West e nisi dje në mëngjes deklaratën përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha ajo.

Deklarata krijoi pak konfuzion, sepse sipas përkthimit në gjuhën shqipe, u tha se kërkohej “një vendim i vetëm prej 45 viteve”.

Por zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett i tha Gazetës Express se bëhej fjalë për kërkesë për dënim me 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve. Të njëjtë e pohoi edhe avokati i Hashim Thaçit Luka Misetic.

Në fjalët e para, West e lavdëroi Gjykatën Speciale, që sipas saj është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

Ajo pati “falënderimet më të përzemërta” për dëshmitarët në këtë proces gjyqësor, që, siç tha, “pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave”, me të cilat tha se janë përballur “nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë”, kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe të dëshmojnë para gjykatës.

Prokurorja pretendoi se mbi 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë abuzuar në dhe rreth 50 vende, që ajo i quajti “kampe të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Krimet e pretenduara, ajo tha se kishin të bënin me “qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën”.

Katër ish-krerët e UÇK-së, sipas kësaj prokuroreje, kishin problem me persona që “kishin dalë si kundërshtarë ose perceptoheshin se ishin bashkëpunëtorë të forcave serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesnin synimet e UÇK-së”. Te këta “kundërshtarë”, ajo përmendi serbë, romë dhe persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo tha se “dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve dhe të gjitha provat shkresore video ose forenzike, tregojnë se këto krime janë kryer dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to”.

Prokurori Alan Tieger, që u ngrit pas prokurores West për ta vazhduar deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë, citoi disa nga dëshmitarët e paraqitur gjatë procesit gjyqësor.

Ai tha se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm komandues.

Përmendi edhe sulmet ndaj stacioneve policore serbe në vitin 1997.

“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 RPG-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-ës”, tha ai,

Tieger e përshkroi Rexhep Selimin si person të lidhur ngushtë me Adem Jasharin dhe që kishte rol të rëndësishëm në fushëbetejë dhe si person që gëzonte shumë respekt dhe besueshmëri nga ushtarët.

Ai tha se Selimi ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulmet e vitit 1997 kundër forcave serbe, duke shpjeguar se si, sipas tij, u bënë bashkë katër ish-krerët e UÇK-së.

“Ai gëzonte shumë respekt si ish i burgosur politik. Ndonëse ai ka pasur profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin më 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm më 1997. Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe ata vepronin në mënyrë kolektive”.

Prokurori tha se “vendimet merreshin në mënyrë kolektive”.

Në lidhje me përgjegjësinë komanduese që Prokuroria pretendon se e patën ata, Tieger përmendi praninë e Thaçit dhe Veselit në disa zona të luftës.

“Menjëherë pas sulmit të Gllogjanit në mars, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin aty”, tha ai ndër tjerash.

Shtabi i Përgjithshëm, sipas këtij prokurori, po krijonte një ushtri, “përfshirë edhe njësitet e specializuara të armatosura të ndërhyrjes së shpejtë për detyra të veçanta, polici ushtarake, shërbime zbulimi, njësi speciale”. Ai shtoi se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së “kishte siguruar rajonin dhe në veçanti mbështetësit e tyre të mundshëm se kolaboracionistët do të ndiqeshin dhe do të trajtoheshin pa mëshirë. dhe kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur”.

Prokuroria vazhdoi me prezantimin e disa komunikatave të cilave u referohej si të lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ku përmendeshin raste të vrasjeve të atyre që konsideroheshin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe ku u bëhej thirrje të tjerëve që të mos ndjekin atë rrugë.

Prokurori Tieger foli për vrasje dhe torturime të personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë. Siç pretendoi ai, këto krime ishin bërë me “autorizim të Shtabit të Përgjithshëm”, që “dënonte bashkëpunëtorët”.

Prokurorja Clare Lawson vazhdoi me deklaratën përmbyllëse duke rikthyer në vëmendje termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” – duke iu referuar ish-krerëve të UÇK-së – që sipas saj, “përpiqeshin të fshinin atë që po bënin”.

“Në dosjet e Mbrojtjes thuhet se nuk ka prova të drejtpërdrejta për qëllimin e përbashkët kriminal dhe nuk është paraqitur dhe më pas paraqesin shumë argumente që nuk duhet marrë parasysh ato që janë thënë. Ne kemi përmbledhur në dosjen tonë edhe sot gamën e gjerë të provave rrethanore të drejtpërdrejta që vërtetojnë ekzistencën e planit të përbashkët. Një kontratë e nënshkruar në mes anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale nuk nevojitet domosdoshmërisht për këtë qëllim”, tha ajo.

Ajo pretendoi se Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi “kanë kontribuar dhe kishin synim të qartë” për krimet e pretenduara.

Prokurori James Pace foli për “keqtrajtime çnjerëzore” pasi mori fjalën për vazhdimin e deklaratës përmbyllëse të Prokurorisë.

“I kanë goditur me grushta dhe me shqelma të parandaluarit në të gjithë trupin, i kanë goditur me shishe, me shkopa bejsbolli, me shkopa druri, me pushkë dhe me shufra hekuri. I kanë therur me thika, kanë shkelur mbi to dhe kanë përdorur rrymën elektrike. Në Kleçkë, Rexhep Selimi ka rrahur një të paraburgosur me tubë plastike. Në Dobratinë, anëtarët e Policisë Ushtarake kanë përdorur po ashtu tuba plastikë për të gjuajtur apo për të rrahur të parandaluarit”, tha ai.

Ai pretendoi se Thaçi dhe Veseli kishin marrë pjesë personalisht në transferimin e dy “të arrestuarve” në një seli të UÇK-së në Drenoc, nën shoqërinë e Selimit.

Prokurori Nathan Quick, i fundit i cili foli në ditën e parë të deklaratës përmbllëse të Prokurorisë, foli për rolin e Jakup Krasniqit, që sipas tij, “kishte autoritet të lëshonte urdhra”.

“Ai kishte në varësi komandantët dhe zëvendëskomandantët”, pretendoi prokurori.

Kërkesa për burgim prej 45 vjetwsh për katër të akuzuarit nxiti reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se reagimin e bëri pas pyetjeve të miqve nga Prishtina.

“Ndjesë, më duhet kohë ta përtyp gjithë atë mal me mut që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”

Kërkesën e Prokurorisë për dënime drakonike e komentoi edhe ish-ambasadori Lulzim Peci.

“Në esencë, në bazë të mendimit tim, kjo kërkesë shpërfaqë përgatitje tejet të dobët të rastit gjyqësor nga kjo prokurori”, shkroi Peci.

Dita e dytë

Prokurori Matt Halling vazhdoi deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë sot në ditën e dytë, duke rolet e ish-krerëve të UÇK-së, me të cilat, sipas tij, “shpërndanin qëllimin e tyre të përbashkët kriminal”.

“Kontributi i të akuzuarve duhet kuptuar përmes rolit të fortë kolektiv që kanë pasur ata si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata gërshetuan staturat e tyre individuale dhe i përkthyen në diçka shumë të madhe. Rolet që kishin ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal. Të emëronin anëtarë të NPK-së (Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale) në mjetet përkatëse, të koordinonin mjetet e tyre dhe mohuan veprat penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët”, tha ai.

Sipas këtij prokurori, ish-akterë të rëndësishëm ndërkombëtarë të cilët dëshmuan në mbrojtje të Thaçit në këtë proces gjyqësor, nuk kishin kuptuar diçka.

“Ata nuk e dinin se ai mund të bënte emërime ushtarake… Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

Për Veselin, Halling tha se ishte figurë e rëndësishme në emërimin e komandantëve dhe përzgjedhjen e personave, për, siç tha ai, mbikëqyrjen e “operacionit të torturës”.

“Ne mund të shohim përfshirjen e Kadri Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë edhe sa i takon ndalimit të Milan Mitroviqit. Në dosjen tonë diskutohet se si Veseli personalisht ka transferuar këtë person të keqtrajtuar në Kleçkë”, tha prokurori.

Ai përmendi edhe “mosangazhimin e Kadri Veselit për të parandaluar dhe kundërshtuar krimet në rolet që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm”, në pretendime.

Për Selimin, prokurori tha se mori pjesë personalisht në krime dhe, sipas tij, e emëroi kushëririn e tij për këtë.

“Selimi kishte aftësinë dhe informacionin për të trajtuar sjellje e vartësve të tij dhe ai ndërmori hapa për të hequr dikë si komandant Drini dhe jo dikë si Sylejman Selimi i cili ishte emëruar nga Rexhep Selimi dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc. Rexhep Selimi nuk bën asgjë për të ndaluar kushëririn e tij Sylejmanin dhe provat për praninë e Selimit tek të ndaluarit dhe keqtrajtuarit në Likoc i dha atij edhe më shumë informacion për të ndërhyrë. Por, Drini u hoq dhe Sylejmani u bë komandant i përgjithshëm. Mekanizmi i llogaridhënies është kthyer komplet mbrapsht dhe kjo është e qëllimshme”, tha ai.

Halling pretendoi se Selimi i ka kontribuuar “qëllimit të përbashkët kriminal”.

“Një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar tregon se si Selimi i tha atij, ‘do t’i vras me duart e mia të gjithë ata që janë me [Ibrahim] Rugovën’”, tha ai.

Për Krasniqin, prokurori tha se ishte më shumë sesa zëdhënës i UÇK-së.

“Sa i përket provave kundër Jakup Krasniqit, procesverbali i çështjes është i mbushur me deklarata të tij nxitëse, vendimet e tij që i ka marrë ne rolin e tij në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm dhe provat e shumta që janë gjetur në shtëpinë e tij të cilat konfirmojnë atë që ka shkruar në librat e tij dhe atë që i ka thënë TPNJ-së lidhur me rolin që ka pasur dhe veprimet që i ka bërë”, tha Halling.

U tha se ai “ka luajtur rol në emërimet zyrtare” dhe në mbikëqyrjen e “burgjeve të UÇK-së”.

Siç e nisi, kryprokurorja West e përfundoi sot deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë duke kërkuar “dënim të duhur” për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Ne kërkojmë, mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe të jepet dënimi i duhur”, i tha ajo në fund trupit gjykues.

Në Kosovë, ku edhe emrat e shesheve dhe rrugëve evokojnë luftën që mori më shumë se 13 mijë jetë, shumica dërmuese e të cilëve shqiptarë, pretendimet e Prokurorisë së Specializuar në Hagë dhe kërkesa për 180 vjet burgim për katër ish-krerët e UÇK-së nxitën regime deri te presidentja dhe kryeministri në detyrë.

Sot nisi deklaratën përmbyllëse në këtë gjykim edhe Mbrojtësi i Viktimave.

Nga nesër, deklaratat përmbyllëse do t’i bëjnë edhe ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi
02/04/2026 - 22:32

Gazetari Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait
02/04/2026 - 22:26

Endriti, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi i ka shkuar për vizitë kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.Ai ka falënderuar të parin e kryeqytetit për mbështetjen e vlerave të luftës...

Më shumëDetails

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin
02/04/2026 - 22:00

Viktor Buzhala, i cili sapo ka njoftuar largimin e tij nga partia “Guxo”, ka treguar arsyet e krisjes së raporteve me kryetarin e këtij subjekti, Faton Peci. Ai...

Më shumëDetails

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Rrahmani: Fjalën e lirë në Kuvend sot në Kuvend e penguan dy financueset e Shkëlzen Gashit, Haxhiu e Gërvalla!

Eman Rrahmani pretendon se në VV është shtuar numri i votave kundër Kodit Civil
02/04/2026 - 21:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për...

Më shumëDetails

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA
02/04/2026 - 21:02

Togerja e FSK-së, Ermona Meshi është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke u vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë