Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jashari: Me shqetësim po ndjek pretendimet e prokurorisë në Hagë, akuzat janë vazhdimësi e propagandës serbe

10/02/2026 - 19:46
në Kryesore, Lajme
A A
Jashari: Me shqetësim po ndjek pretendimet e prokurorisë në Hagë, akuzat janë vazhdimësi e propagandës serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekim Jashari nga familja Jashari ka thënë se po ndjek me shqetësim të madh pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare, shkruan Veriu.info.

Ai ka thëné se këto akuza janë vazhdimësi e propagandës serbe e cila sipas tij ka arritur të depërtojë me lehtësi edhe në këtë gjykatë.

“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë.” – shkruan Jashari.

Jashari ka thënë se kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të madh po ndjek pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare.
Të gjitha këto akuza janë vazhdimësi e gjithë propagandës serbe, e cila fatkeqësisht ka arritur të depërtojë me lehtësi edhe në këtë gjykatë.

Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë.
Për këtë luftë të drejtë, që respektoi ligjet ndërkombëtare të luftës, dëshmoi edhe bota demokratike me fakte se UÇK-ja është e pastër si loti dhe aleati kryesor i NATO-s për të instaluar paqen në Ballkan. Kjo është prova se Kosova nuk ishte agresori.

Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri.

Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që viktima të barazohet me agresorin.
Andaj kjo gjykatë nuk mund të dënojë askënd në emër të këtij populli, sepse ky popull e krijoi UÇK-në, UÇK-ja është vetë populli .

JU REKOMANDOJMË

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Rrahmani: Fjalën e lirë në Kuvend sot në Kuvend e penguan dy financueset e Shkëlzen Gashit, Haxhiu e Gërvalla!

Eman Rrahmani pretendon se në VV është shtuar numri i votave kundër Kodit Civil
02/04/2026 - 21:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për...

Më shumëDetails

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA

Sukses i madh për Ermona Meshi – nderohet me “United States Diplomatic Medal” pas diplomimit në SHBA
02/04/2026 - 21:02

Togerja e FSK-së, Ermona Meshi është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke u vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic...

Më shumëDetails

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”

“Ideologjia i bashkon Vetëvendosjen dhe PDK-në”
02/04/2026 - 20:38

Profesori Fadil Maloku në emisionin Gazeta tha se skena politike në Kosovë përfshin kategori të elektoratit që, sipas tij, janë të vetëdijshme dhe me prirje të qarta politike....

Më shumëDetails

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale
02/04/2026 - 19:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka dal me njoftim rreththemelimit të komisionit ad hoc për verifikimin e njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë parashtruar ankesa...

Më shumëDetails

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë

Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë
02/04/2026 - 18:41

Gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi, i ka reaguar sulmeve të rënda të Albin Kurtit ndaj mediave si financiarisht të lidhura me Serbinë dhe se “duhet të mbrohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë