Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurtit nuk i duhet ta fuqizojë Vjosa Osmanin, pasi më nuk ka obligime ndaj saj.
AI ka thënë se Kurtit i duhet president një figurë pa ambicie politike që nuk e sifdon në të ardhmen.
“Nuk i duhet më Albin Kurtit ta fuqizojë Vjosa Osmanin sepse nuk ka obligime ndaj saj”.
“Një figurë që nuk ka ambicie politike, i krijon edhe stabilitet dhe nuk e sfidon në të ardhmen. Nëse Vjosa Osmani kthehet do ta ketë vështirë me u kthy, sidomos paaftësia saj për më kriju strukturë organizative që nuk e ka pasur me Listën Guxo”, ka thënë ai.














