Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas një viti bllokadë e disa aktgjykimeve, VV’ja ndryshon qëndrim për nënkryetarin serb – Sot votohen në pako

11/02/2026 - 12:07
në Lajme
A A
Pas një viti bllokadë e disa aktgjykimeve, VV’ja ndryshon qëndrim për nënkryetarin serb – Sot votohen në pako
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tashmë janë bërë një vit nga zgjedhjet e zakonshme parlamentare, që u mbajtën me 9 shkurt të 2025. Megjithatë, ajo çfarë pasoi pas kësaj date ishte një krizë e thellë politike, e cila pamundësoi formimin e institucioneve të reja. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj bllokade, vendi sërish zhvilloi zgjedhje parlamentare, ato të 28 dhjetorit, të cilat ishin të jashtëzakonshme.

Ngërçet e vitit të kaluar ishin të ndryshme. Së pari, ngecja partive ndodhi me pozitën e kryetarit të kuvendit. Albulena Haxhiu pa vetën të nominohet me dhjetëra herë, por pa sukses.

Edhe figura të tjera të VV’së u nominuan për pozitën në fjalë, porse, as ato s’morën votën e shumicës. U deshtë që radha t’i vinte Dimal Bashës, në mënyrë që kuvendi të kishte kryetarin e ri.

Megjithatë, kjo s’ishte bllokada e vetme. Skena politike pa ngërç edhe në pozitën e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Kur i erdhi radha kësaj pozite, procesi u zhvillua ndaras, ndryshe nga praktikat e kaluara kur votohej në pako.

Propozimin e komuniteteve të tjera për votim ndaras për nënkryetarët e 4 dhe të 5, Vetëvendosje e përkrahu.

Procesi filloi të realizohej, Lista Srpska bëri nominimet e saj, por që, pa sukses. Gjë e cila, në konstatimin e Bashës, i hapi rrugë shortit. Pas disa votimesh, përmes shortit, nënkryetar i pestë u zgjodh Nenad Rasiq.

Këtë zgjedhje të Rasiqit, e vuri në pikëpyetje Lista Srpska, të cilët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit i dha të drejtë Srpskas, duke konstatuar se zgjedhja e Rashiqit, ishte jokushtetuese.

Sot, një vit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, e pak më shumë se një muaj nga ato të 28 dhjetorit, LVV’ja ka ndryshuar qëndrim, lidhur me këtë pozitë.

Përderisa predikonin se asnjëherë s’do votonin për nënkryetar dikë nga Lista Srpska, sot ata kanë qëndrim ndryshe.

Kjo gjë u kuptua nga dy deklarime të bëra dje, prej anës së zyrtarëve të lartë të VV’së. I pari ishte numri dy i kësaj partie, Glauk Konjufca. Ky i fundit kur u pyet se a do të votohet nënkryetari nga radhët e Listës Srpska, tha se ata, pra VV’ja, ‘’kurrë s’i ka refuzu vendimet e Kushtetueses’’.

Zyrtari tjetër, ishte Basha. Pas takimit që pati dje me përfaqësues partiakë, Basha deklaroi se është arritur pajtimi që të pesë nënkryetarët të votohen në pako.

JU REKOMANDOJMË

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00
11/02/2026 - 15:24

Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Rendi i ditës i kësaj seance: Formimi i Komisionit të...

Më shumëDetails

Nënkryetari Osmani dhe udhëheqësi i departamentit të MMPH vizitojnë shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet dhe tërmeti i mbrëmshëm në Bair, banorët kërkojnë ndihmë

Nënkryetari Osmani dhe udhëheqësi i departamentit të MMPH vizitojnë shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet dhe tërmeti i mbrëmshëm në Bair, banorët kërkojnë ndihmë
11/02/2026 - 15:20

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me Ramë Hamzain, udhëheqës i departamentit të banimit në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë vizituar disa banorë...

Më shumëDetails

Kryeziu: VV për muaj të tërë bllokoi për Listën Serbe, ndërsa sot pa asnjë kusht pranoi, ky s’është patriotizëm

Bllokada te nënkryetari serb, Kryeziu: Opozitë e paguximshme, e kurthuar nga VV-ja
11/02/2026 - 14:32

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të votojë në pako nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska. Këtë e bëri me dije kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit...

Më shumëDetails

“Vlerësojeni ju vet…”, Murseli pyetet nga prokurorja nëse i duket logjike që hajni kaloi ka Liridona

“Vlerësojeni ju vet…”, Murseli pyetet nga prokurorja nëse i duket logjike që hajni kaloi ka Liridona
11/02/2026 - 14:23

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli e ka dhënë versionin e tij, duke e...

Më shumëDetails

Ambasada e ShBA në Hagë po e ndjek fjalën përfundimtare të mbrojtjes së Thaçit

Ambasada e ShBA në Hagë po e ndjek fjalën përfundimtare të mbrojtjes së Thaçit
11/02/2026 - 14:14

Zëvendëssekretarja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me seli në Hagë, Terra Gearhard Serna po e përcjell nga galeria fjalën përfundimtare të Mbrojtjes së Hashim Thaçit....

Më shumëDetails

Mishetiq: S’ka fakte që Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë, për Haradinajn si komandant zone s’ka akuzë për lidhje me NPK-në

Misetiq: LDK s’mori pjesë në Qeverinë e Përkohshme se donte më shumë pushtet, jo pse kërcënohej nga UÇK’ja
11/02/2026 - 14:04

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se nuk ka asnjë fakt ku thuhet se klienti i tij dinte për krimet në Jablanicë. Por,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë