Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka bërë të ditur se ende nuk është marrë vendim për emrin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.
E pyetur nga GazetaBlic nëse LDK-ja ka vendosur se kush do ta drejtojë grupin parlamentar, Gaxherri tha: “Jo”, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret gjatë ditës së sotme, në takimin e grupit parlamentar para seancës konstituive.











