Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Richard Prosper e “dridhë” ZPS’në: Mund të mos iu pëlqejnë dëshmitarët ndërkombëtarë por ishin ekspertë, po tregoni injorancë

11/02/2026 - 15:51
në Kryesore, Lajme
A A
Richard Prosper e “dridhë” ZPS’në: Mund të mos iu pëlqejnë dëshmitarët ndërkombëtarë por ishin ekspertë, po tregoni injorancë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pierre Richard Prosper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka nisur me kritika të fuqishme ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për deklaratat për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes.

Richard Prosper nisi me një përvojë të tijën me një koleg diplomat, i cili thotë se teksa komentoi deklaratat përmbyllëse të ZPS’së, tha: e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tonë?

“Duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili në fakt ka qenë i pranishëm që në fillim të këtij gjykimit. Të rrëzosh përvojat e tyre, është e pabesueshme. Është e gabuar dhe për mua është një gjest deshpërimi. Nuk është për të habitur sepse qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, se kur vetë profesionistët e tyre dalin para trupit gjykues tregojnë çfarë ka ndodhur dhe deklaratat e tyre hidhen poshtë nga persona që as nuk kanë qenë të pranishëm në vendin përkatës, kjo është një çështje shumë problematike“, deklaroi Prosper.

“Duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre dhe shtetet që përfaqësojnë, SHBA-në, Britaninë, NATO-n dhe Kombet e Bashkuara. Këta persona nuk erdhën këtu në cilësinë e personave privatë, për të thënë “po kështu e mendoj unë diçka”. Folën me ju, folën për ju, bazuar në përvojat e tyre, veçanërisht në emër të institucioneve që përfaqësonin. Sepse informacioni që kanë këta persona i përket institucioneve përkatëse. Kur dhanë këndvështrimet e tyre, ishin të matura. Kishin informacion, organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-të, debate të brendshme, konstatime personale në terren, nga raportimet që merrnin prej terrenit… Pra kishin këndvështrime tërësisht të bazuara“, tha më tej ai.

Avokati i Thaçit më tej tha se përmes kësaj qasjeje, ZPS’ja po tregonte injorancë dhe po përbuzej ekspertiza e dëshmitarëve ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
11/02/2026 - 17:49

Është votuar formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Nga VV-ja anëtar është deputeti Adnan Rrustemi, Përparim Gruda nga PDK, nga LDK...

Më shumëDetails

“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani

“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
11/02/2026 - 17:43

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, janë pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për...

Më shumëDetails

Veton Berisha thotë se ka me qenë pjesë e kabinetit qeveritar

Kurtit po i ecën afati – Berisha thotë se s’ka vija të kuqe për askënd, ka vetëm një kërkesë
11/02/2026 - 17:36

Veton Berisha pret se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti 3, por megjithatë thotë se nuk kanë diskutuar detaje, por shton se do të...

Më shumëDetails

Kurti: Do të synojmë që të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit, e më pas në formimin e Qeverisë

“Ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill”, Kurti thotë se s’është mençuri të bëhen dy palë zgjedhje
11/02/2026 - 17:31

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur tek Kuvendi i Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Ai është deklaruar shkurt para gazetarëve,...

Më shumëDetails

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist
11/02/2026 - 17:13

Deputeti i zgjedhur, Nenad Rashiq, tha se beson se sërish do të propozohet ministër për Komunitete dhe Kthim sikurse ishte propozuar në dy tentativat e shkuara të Vetëvendosjes...

Më shumëDetails

AAK mblidhet para seancës, Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, urohet nga kolegët e tij

AAK mblidhet para seancës, Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, urohet nga kolegët e tij
11/02/2026 - 17:07

Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të AAK’së, urohet nga kolegët e tij Besnik Tahiri do të jetë shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë