Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
Propozimin e bëri nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca.
Për zgjedhjen e saj nevojiten 61 vota, teksa VV ka 57 deputetë. Nevojiten edhe votat e katër deputetëve.Haxhiu ishte propozuar për këtë pozitë edhe në legjislaturën e kaluar, por që asnjëherë s’kishte arritur të merrte mbi 57 vota, çka kishte shkaktuar edhe krizën institucionale meqë VV nuk hiqte dorë nga emri i saj.
Kryeparlamentar më pas ishte zgjedhur Dimal Basha.












