Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku fillimisht ka përmendur gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.
Kurti tha se kërkesa e Prokurorisë së Specializuar bie ndesh me të vërtetën e luftës çlirimtare.
“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thachit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike politik luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit.” – tha Kurti. /Klankosova.tv













