Sonte, rreth orës 19:30, ka ndodhur një plagosje në Mitrovicë, ku i plagosur është një 25 vjeçar.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku bëhet e ditur se gjendja e tij ështē stabile.
Burime të Veriu.info nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se plagosja dyshohet se është kryet në vetëmbrojtje.
Veriu.info mëson se i plagosuri kishte sulmuar fizikisht një person, i cili dyshohet se në vetëmbrojtje shtënë me armë në drejtim të këmbëve të tashmë të plagosurit.
Ndryshe, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme.













