Internacionalja Socialiste ka uruar Albin Kurtin, në rizgjedhjen e tij kryeministër i Republikës së Kosovës.
Organizata botërore e partive të majta kanë thënë se formimi i qeverisë hap rrugën për zbatim të një programi ambicioz, që do të thellojë demokracinë, shkruan IndeksOnline.
“Urime Albin Kurtit për sigurimin e një mandati të ri si kryeministër dhe formimin e një qeverie që i jep fund bllokimit politik prej më shumë se një viti në Kosovë!
Kjo hap rrugën për zbatimin e një programi ambicioz, që do të thellojë demokracinë, do të adresojë pabarazinë dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë kosovarët”, thuhet në reagim.













