Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA çon një hap para anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

10/08/2022 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA çon një hap para anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti rus Vladimir Putin mori një goditje të rëndë, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën e NATO-s.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb njofton mbi rëndësinë e zgjerimit të aleancës ushtarake në mbi dy dekada, ndërsa pritet miratimi përfun dim tar edhe i 7 vendeve të tjera.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara miratoi zyrtarisht të martën anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit rus kundër Ukrainës.

“Në një moment kur Rusia e Putinit ka shkatërruar paqen dhe sigurinë në Evropë, kur autokratët po sfidojnë themelet e një rendi të bazuar në rregulla, fuqia e Aleancës Transatlantike dhe angazhimi amerikan ndaj NATO-s është më i rëndësishëm se kurrë”, tha zoti Biden.

Finlandezët dhe suedezët do të sjellin ushtri të vogla, por moderne në aleancë.

Anëtarësimi i Finlandës do ta zgjerojë kufirin e NATO-s me Rusinë me mbi 1 mijë 300 kilometra.

Bradley Bowman nga Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive thotë se kjo do të ndikojë drejtpëdrejt në llogaritë e Putinit.

“Nëse jeni udhëheqës ushtarak rus ose Vladimir Putini dhe po mendoni për agresion kundër NATO-s në rajonin e Detit të Zi, në Baltik, ose diku tjetër, duhet të llogarisni edhe kundërpërgjigjen që mund të vijë nga Finlanda në rast se veproni”, thotë ai.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi trupat amerikane në Letoni, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihmash ushtarake prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, dërgesa më e madhe amerikane për Kievin deri tani.

Rusia ka shkaktuar humbje të mëdha për forcat ukrainase, por Pentagoni thotë se Ukraina vazhdon të shfrytëzojë me efektshmëri armët e dhuruara nga Perëndimi, ndërsa Rusia ka humbur 3 deri 4 mijë automjete të blinduara dhe një numër të madh trupash në Ukrainë.

“Ka shumë mjegull në luftë. Por mund të themi se rusët kanë 70 ose 80 mijë të vrarë në më pak se gjashtë muaj”, thotë Colin Kahl, Nënsekretari amerikan për Politikat e Mbrojtjes.

Këtë javë në Buça u varrosën viktima të tjera të paidentifikuara të vrarë nga sulmet ruse.

Tymi mbuloi një bazë ruse në Krime mëngjesin e së martës pas një shpërthimi të fortë.

Guvernatori i Krimesë tha se një person u vra nga ky shpërthim.

Rusia mohon dëmtimin e pajisjeve ushtarake nga shpërthimi i djeshëm, ose që të ketë ndodhur ndonjë sulm.

Zyrtarët ukrainas, kanë lënë të kuptohet, por pa e pranuar përgjegjësinë për shpërthimet, duke vënë në lojë shpjegimin rus se në bazë ra zjarr tek depoja e municioneve që shkaktoi shpërthimet.

Të mërkurën, Ukraina akuzoi Rusinë se po shfrytëzon pozicionin e saj në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia për të goditur qytetin Marhanets. Sipas autoriteteve ukrainase një sulm me raketa vrau të paktën 13 njerëz, la shumë të plagosur dhe shkatërroi lagje banimi.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për rrezikimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, përmes sulmeve në afërsi të tij.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u ka kërkuar palëve që të përmbahen, ndërsa paralajmëron për “rrezikun real të një katastrofe bërthamore”.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë