Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu kryetare, Simiqi nënkryetar – tërheqja e LVV-së dhe votimi në “harmoni të plotë” që e zgjidhi për 1 orë bllokadën

12/02/2026 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu kryetare, Simiqi nënkryetar – tërheqja e LVV-së dhe votimi në “harmoni të plotë” që e zgjidhi për 1 orë bllokadën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje s’do ta votonte kurrë dikë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, me arsyetimin se vullnetin politik nuk mund “ta imponojë” as Gjykata Kushtetuese. Dimal Basha e “rrëzoi” aktgjykimin e fundit dhe Mimoza Kusari Lila tha se zgjidhja e tyre e vetme ishte Nenad Rashiqi. Por LVV-ja vendosi të tërhiqej nga këto qëndrime dhe Agim Bahtirit mbrëmë iu desh t’i shmangte pyetjet e gazetarëve që e përballnin me një deklaratë të tij të para disa muajve: “Më përpara e pres dorën sesa e votoj Listën Serbe”.

Gazeta Express

Albulena Haxhiu kryeparlamentare, Sllavko Simiq nënkryetar i Kuvendit. Kjo dukej pothuajse e pamundur për Lëvizjen Vetëvendosje për gati një vit, por ndodhi dje në më pak se një orë.

Konstituimi i Kuvendit, si hapi i parë për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, u duk se mund të bëhej problem edhe sivjet. Nëse këtë herë çështja nuk do të ngecte te zgjedhja e kryeparlamentarit, ngërçi u duk se mund të zhvendosej te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pasi Kushtetuesja vendosi se kjo pozitë i takon partisë ose koalicionit që ka fituar shumicën e votave të serbëve. Kjo do të thoshte se Lista Serbe do të duhej të përfaqësohej në Kuvend me një nënkryetar.

Por zgjidhja erdhi mjaft shpejt. Erdhi të martën në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Për nënkryetarët u vendos të votoheshin bashkë. Të gjithë. Kryetari i Kuvendit në legjislaturën e shkuar, Dimal Basha, tha se kishin arritur një konsensus që “të shkohet në votim në pako – pra, në pako të votohet për pesë nënkryetarët”.

Ashtu ndodhi dje. Të gjithë deputetët e LVV-së votuan për. U bënë 104 vota. Bashkë me Sllavko Simiqin, nënkryetarë përnjëherë u zgjodhën edhe Ardian Gola i LVV-së, Vlora Çitaku e PDK-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.

Kushtetuesja kishte thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit në tetor të vitit të kaluar ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në këto rrethana, Gjykata nuk ka paraparë ndonjë “efekt prapaveprues”.

Basha, i cili me t’u zgjedhur Rashiqi nënkryetar e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin në mënyrë jokueshtetuese, nuk po e pranonte këtë aktgjykim të gjykatës e cila është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në vend dhe arbitri më i lartë për interpretimin e dispozitave kushtetuese.

Njoftimit të Kushtetueses për aktgjykimin, Basha i gjeti “gabime thelbësore në interpretim”. Shkroi një reagim në Facebook ku tha se ai vetë e ka në dorë interpretimin përfundimtar të Rregullores së Kuvendit, dhe jo Gjykata.

Mimoza Kusari Lila, që ishte shefe e grupit parlamentar të LVV-së gjatë legjislaturës së kaluar, u duk sikur po paralajmëronte një ngërç të ri, ndërsa komentonte këtë vendim të fundit të Kushtetueses.

Ajo thoshte se “tashmë kemi disa aktgjykime që në njëfarë mënyre rregullojnë pothuajse çdo detaj të seancës konstituive të Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk mund të imponojë vullnet politik”.

“Unë qëndroj pas mendimit se grupi ynë parlamentar nuk do të japë votë për deputetët nga Lista Serbe, derisa të shqyrtohen detajet e aktgjykimit të plotë dhe të përcaktohet mënyra e duhur për zgjedhjen e një përfaqësuesi, gjegjësisht, në rastin konkret, e vetmja zgjedhje për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, deputeti Nenad Rashiq”, kishte thënë ajo në Tëvë1.

Por nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, të martën paralajmëroi tërheqjen nga ky qëndrim.

“Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai në një prononcim për gazetarë. Betejat tha se “natyrisht kanë qenë politike”.

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, i cili kishte thënë “më përpara e pres dorën sesa e votoj Listën Serbe”, u desh të heshtte e t’i shmangte pyetjet e gazetarëve mbrëmë pas konstituimit të Kuvendit.

LVV-ja, e cila e kishte shpallur të kryer konstituimin e Kuvendit vitin e kaluar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari serb, ndërsa Konjufca thoshte në një mbledhje të partisë se Gjykata Kushtetuese do të kryente “tradhti shtetërore” nëse do të vendoste se kjo nuk ishte në rregull.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha dje para seancës konstituive se çështja e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit në pako “është fatkeqësisht një strategji e ndërrimit të pozicioneve të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se “Kosova humbi një vit” . Votimi në pako i nënkryetarëve të Kuvendit, përfshirë atë nga Lista Serbe, ai tha se “padyshim që e zgjodhi një problem”.

Duke iu referuar LVV-së, Tahiri tha se kjo parti synoi votimin në pako për ta “kamufluar” votimin e Sllavko Simiqit.

“U pa se kjo pako ishte një lloj synimi i kamuflimit të votimit për nënkrytarët. Në një kohë, Sllavko Simiqi, respektivisht deputeti i Listës Serbe, nuk është pranuar. Ai u quajt terrorist kur ishte vetëm, ndërsa kur hyri në pako u votua”.

JU REKOMANDOJMË

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
12/02/2026 - 16:17

Sekretari parlamentar i Shtetit i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Frank Schwabe, është duke zhvilluar vizitë në Kosovë Ambasada gjermane në Kosovë, ka deklaruar...

Më shumëDetails

Premtimet e Kurtit për “Kurti 3”: Shtet që siguron ujë të pijes dhe eksport të energjisë 30% më shumë se konsumi

Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar
12/02/2026 - 16:07

Kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij para Kuvendit të ri mbrëmë shpalosi një program ambicioz. Një sërë premtimesh milionëshe ai tha se ka në plan t’i rrumbullaksojë...

Më shumëDetails

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian
12/02/2026 - 15:49

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Europian të enjten për shkak të dyshimeve për parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme, raportoi “Financial Times”, duke cituar...

Më shumëDetails

Taulant Balla publikon deklaratën e plotë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Taulant Balla publikon deklaratën e plotë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së
12/02/2026 - 15:37

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së. Deklarata përmbanë gjashtë pika thelbësore në të cilat shprehet me shqetësim kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon...

Më shumëDetails

Kryhen Parlamenti e Qeveria, “shfaqet” çështja e Presidentit – Osmani anulon Mynihun, Kurti gati për diskutime, afati po afrohet

Kryhen Parlamenti e Qeveria, “shfaqet” çështja e Presidentit – Osmani anulon Mynihun, Kurti gati për diskutime, afati po afrohet
12/02/2026 - 15:32

Dje u konstituua legjislatura e 10’të, dhe u formua qeveria e re, duke i dhënë fund bllokadës njëvjeçare brenda pak orësh. Një çështje urgjente, që duhet të marrë...

Më shumëDetails

Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’

Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’
12/02/2026 - 15:26

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve për vrasjen dhe plagosjen në lagjen “Aktash” që ka ndodhur më 01.09.2024 mes dy grupeve të njohur si “Capat” dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Çka po ndodh, Labi del nga shtëpia?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë