Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar vitin e fundit politik në Kosovë, duke e cilësuar si “të mbrapshtë” dhe më të vështirin pas Pavarësisë.
Ai vlerëson se opozita dhe PDK-ja mund të kishin vepruar më mënçur, ndërsa seanca konstituive e Kuvendit të 10-të duhet të jetë mësim për egoistët dhe profiterët politikë.
Lladrovci uroi që Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu të respektojë heronjtë e luftës dhe paqes, si dhe që PDK-ja të mos përsërisë gabimet e së kaluarës, duke shtuar se lirimi i heronjve nga akuza absurde dhe vizioni i PDK-së do të sjellin energi dhe qartësi për të ardhmen e Kosovës.











