Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Premtimet e Kurtit për “Kurti 3”: Shtet që siguron ujë të pijes dhe eksport të energjisë 30% më shumë se konsumi

12/02/2026 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij para Kuvendit të ri mbrëmë shpalosi një program ambicioz. Një sërë premtimesh milionëshe ai tha se ka në plan t’i rrumbullaksojë për katër vjetët e qeverisjes së tij. Në sfondin e krizës me energjinë, Kurti premtoi se Kosovën do ta shndërrojë në eksportuese të energjisë. Dhe në frymën e sigurisë kombëtare, Kurti premtoi 400 milionë euro për diga të reja.

Në fillim të ekspozesë së tij, kryeministri Albin Kurti tha se po bën përpjekje të ishte “sa më i shkurtër” në fjalim meqë zotimet e tij kryesore i kishte prezantuar më 26 tetor kur tentoi të bënte qeverinë. Megjithatë, premtimet e zotimet e tij ishin të gjata e të bollshme.

Duke lavdëruar qeverisjen e tij të mëparshme, Kurti tha se do të vazhdojë “punët e mira”.

Planin më ambicioz Kurti e hartoi për fushën në të cilën u kritikua shumë gjatë gjithë mandatit të kaluar – atë të energjisë elektrike.

Ai premtoi se Kosova do të bëhet “neto eksportuese e energjisë elektrike” dhe se “eksporti i energjisë elektrike, në raport me konsumin, do të tejkalojë deri në 30%”.

Po ashtu, Kurti u zotua se “kapacitetet e instaluara të energjisë elektrike do të rriten për më shumë se 70%, apo 100%, duke përfshirë edhe bateritë për ruajtje të energjisë”.

“Do të bëjmë implementimin e sistemit të baterive me kapacitet 170 MË për dy orë, energji e gjithmbarshme 340 MWh që do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit. E më së largu deri në fund të mandatit, si rezultat i këtyre investimeve”.

Kjo s’ishte e gjitha nga plani i prezantuar i Kurtit për energjinë. Ai tha se do të ndërtojë sisteme të reja të ngrohjes qendrore dhe tha se fokusin do ta orientojë te burimet e ripërtërishme të energjisë dhe te efiçienca e energjisë.

“Do të angazhohemi për përdorimin e burimit më të vlefshëm që kemi, linjitit, për kapacitete të reja energjetike me teknologji moderne gazifikimi, e cila ndot më pak. Ky do të jetë projekti më i rëndësishëm në dekadat që do të vijnë”, tha ai.

Siguria nuk është vetëm energji për Kurtin, prandaj premtime të mëdha u dhanë për këtë çështje.

“Siguria është edhe ujë. Një shtet i sigurt është një shtet që garanton ujë të pijes për qytetarët e tij. Në kuadër të sigurisë kombëtare, ne do të investojmë 400 milionë euro për të ndërtuar pesë diga të reja, në Dragaqinë, në Firajë, në Desivojcë, në Pollatë dhe në Kuqicë, të cilat do të mbledhin dhe menaxhojnë burimet ujore”.

I kritikuar në vazhdimësi që raportet e Kosovës me aleatët e saj i solli në pikën më të ulët, Kurti përmendi këtë çështje krahas premtimeve për investimeve në ushtri.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë një miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do të zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës, dhe do të prodhojmë dronët luftarakë “Made in Kosova””.

“Është koha të shumëfishohet prodhimi”, tha Kurti derisa premtoi investim rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët.

“Pra, do të vëmë në dispozicion 1 miliard euro garanci sovrane, të cilat shërbejnë si hipotekë për të garantuar investimet private në fabrika dhe në prodhim”.

Ai tha se do të themelojnë Bankën Zhvillimore, projekt për të cilin tha se është negociuar me Bankën Botërore në vlerë prej 50 milionë eurosh, për të mbështetur zhvillimin industrial dhe ndërmarrjet prodhuese.

“Trepçën do ta rikthejmë në funksion të zhvillimit, përmes investimeve të reja dhe të mëdha strategjike, në bashkëpunim me një kompani me renome nga vendet mike, duke e kthyer atë në motor të ekonomisë sonë. Do të ndahet një fond prej rreth 50 milionë euro për skanimin e plotë të burimeve tona natyrore dhe futjen e tyre në ekonomi në funksion të zhvillimit”.

Transformim Kurti premtoi edhe turizmin malor.

“Bjeshkët tona të larta e të bukura nuk do të shijohen vetëm nga larg, por do të përjetohen nga afër duke investuar në turizëm malor. Kjo do të fillojë me 500 milionë euro për Brezovicën e cila do të transformohet në destinacion ndërkombëtar e evropian të turizmit, ashtu sikurse edhe resorti i ri i skijimit në Dukagjin”.

Ndërkaq, për dy sektorët më të rëndësishëm të vendit, arsimin e shëndetësinë, Kurti fillimisht e lavdëroi punën e tij paraprake në arsim duke e prezantuar si “reformën më të thellë në dekada” që e ka nisur Kosova ndonjëherë.

“Nga arsimi i hershëm deri tek ai universitar, po krijojmë standarde të reja cilësie dhe po rrisim investimet në infrastrukturë e në kapacitetet mësimore, dhe mësimdhënëse e mësimnxënëse”, tha ai, duke vazhduar të premtojë investime në çerdhe.

“Do të hapen 5 gjimnaze të specializuara në të gjithë Kosovën, të dedikuara për fushat që fuqizojnë cilësinë e shkollimit të mesëm dhe të ardhmen profesionale. Do të vijojë dhe thellohet procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të të gjitha teksteve shkollore. Nga gjuha dhe matematika, që i rishikuam tashmë, do të vazhdojmë me të gjitha tekstet tjera për arsimin parauniversitar. Për disa lëndë, do të nisë përkthimi dhe digjitalizimi i materialeve shkollore”.

Në mandatin e ri, Kurti tha se do të decentralizojnë në tërësi shërbimet shëndetësore.

Ai përmendi ndërtimin spitalin e ri në Mitrovicë, një donacion arab, si investim.

“Do të ndërtojmë spitalin e ri në Mitrovicë dhe në Ferizaj. Poliklinikat specialistike do të ndërtohen në Drenas, Sharr, Viti, Rahovec dhe Leposaviq.* Modelin e keni tashmë në Podujevë. Do të hapim poliklinikat specialistike stomatologjike në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë. E, për listën esenciale të barnave, buxheti do të rritet deri në 100 milionë euro”.

Kurti po ashtu premtoi “projekte të mëdha infrastrukturore”

Këtu ai përmendi koridoret “kryesore rrugore, përmes përfundimit të autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe kyçjes në “Korridorin 1””.

“Më tej, përfundimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën. Pastaj, ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, e cila lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën dhe Deçanin me Pejën dhe Istogun. Rrugët Dollc – Gjakovë dhe Kijevë – Zahaq do të finalizohen, krahas rehabilitimit dhe modernizimit të të gjitha rrugëve rajonale. Projektet infrastrukturore janë mjete që i lidhin njerëzit me punën, prodhuesit me tregun dhe vendin tonë me të ardhmen. Duke përfunduar rrugët që kemi nisur dhe duke filluar projekte të reja strategjike: Unazën e Prishtinës, Autostradën Gjilan-Prizren nga Banulla në Qafë të Duhlës, dhe Magjistralen e Dukagjinit, ne po ndërtojmë infrastrukturën e cila i jep kuptim zhvillimit, që shpërndan begatinë në çdo rajon dhe që e bën shtetin funksional për çdo qytetar”./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Pas dorëheqjes së Haradinajt, ky person shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në
12/02/2026 - 18:49

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo pasi Ramush Haradinaj tha se nuk do të ketë më kryetar i AAK-së. “Për momentin e kam shprehur...

Më shumëDetails

Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
12/02/2026 - 18:45

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për mandat tjetër...

Më shumëDetails

Petrit Selimi komenton momentin epik të Thaçit brenda sallës së gjyqit: Buzëqeshi me absurditetin e Prokurorisë së Hagës

Petrit Selimi komenton momentin epik të Thaçit brenda sallës së gjyqit: Buzëqeshi me absurditetin e Prokurorisë së Hagës
12/02/2026 - 18:27

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka komentuar një prej fotografive virale të Hashim Thaçit që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, derisa ai po dëgjonte brenda sallës në Hagë pretendimet...

Më shumëDetails

Përbërja e kabinetit të Qeverisë Kurti III: Persona me aktakuza, dënime, e raportime për përfshirje në skandale

Mbledhja e Qeverisë “Kurti 3”: Këto janë vendimet e para të miratuara
12/02/2026 - 18:18

Kosova dje u bë me Qeveri të re, pas një viti bllokade politike. Albin Kurti i Vetëvendosjes u zgjodh sërish kryeministër. Por, edhe në kabinetin e ri, gjenden...

Më shumëDetails

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re
12/02/2026 - 18:17

Pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash e tutje do të vazhdojë funksionin si dy dikastere të veçanta, njëra Ministria e Financave dhe tjetra Ministria për Punë,...

Më shumëDetails

Serbia e ndalon në Merdare avokatin Arianit Koci

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
12/02/2026 - 17:37

Avokati kosovar, Arianit Koci, deri tani ka marrë përsipër pothuajse të gjitha rastet e kosovarëve të cilëve iu kanë dalë probleme duke kaluar nëpër kufijtë me Serbinë apo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    251 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Çka po ndodh, Labi del nga shtëpia?

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë