Mbrojtja e Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra në fjalën e saj hyrëse ka deklaruar se deri më tani prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt për trafikim organesh.
Ajo ka kërkuar që Jakup Krasniqi të shpallet i pafajshëm pasi nuk ka asnjë argument që ai të dënohet.
Avokatja theksoi se asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar se është keqtrajtuar nga Krasniqi.
“Kërkoj nga gjykata ta shpallni të pfajshëm dhe ta lejoni këtë 75 vjeçar të kthehet në shtëpi dhe t’i kaloj ditët me familjen e vet. Në të gjitha këto 34 muaj gjykimi nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Jakup Krasniqi e ka rrahur e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston asnjë dëshmitarë i vetëm”, deklaroi Alagendra, përcjell Insajderi.
Tutje ajo shtoi se prokuroria po mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime.














