Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama thotë se qeveria po bllokon qëllimshëm buxhetin e Prishtinës: Nuk do ta lejoj që Kryeqyteti të trajtohet si kundërshtar

13/02/2026 - 17:46
në Lajme
A A
Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si “bllokim të qëllimshëm” të buxhetit të Kryeqytetit nga ana e qeverisë

Në një deklaratë publike, Rama tha se nuk po flet vetëm si Kryetar i Prishtinës, por si përfaqësues i mbi 300 mijë qytetarëve që, sipas tij, “po penalizohen padrejtësisht”.

“Qeveria e re e Kosovës po bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të Kryeqytetit. Ky nuk është vonim teknik. Nuk është keqkuptim administrativ. Është vendim politik për ta dobësuar Prishtinën”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se buxheti i kryeqytetit është votuar sipas ligjit dhe përbën dokument zyrtar të Republikës së Kosovës.

“Nuk do ta lejoj që Kryeqyteti të trajtohet si kundërshtar. Nuk do ta lejoj që qytetarët e Prishtinës të paguajnë çmimin e kalkulimeve politike” deklaroi Rama.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Sot po flas jo vetëm si Kryetar i Prishtinës, por si përfaqësues i mbi 300 mijë qytetarëve që po penalizohen padrejtësisht.

Qeveria e re e Kosovës po bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të Kryeqytetit. Ky nuk është vonim teknik. Nuk është keqkuptim administrativ. Është vendim politik për ta dobësuar Prishtinën.

Buxheti i Kryeqytetit është votuar sipas ligjit. Është dokument zyrtar i Republikës së Kosovës. Çdo ndërhyrje për ta anashkaluar apo për ta sabotuar atë është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit institucional.

Le ta them qartë: kur ndalet buxheti i Prishtinës, ndalet ndërtimi i shkollave, ndalet përmirësimi i infrastrukturës, ndalet investimi në çerdhe, ndalet zhvillimi ekonomik. Kjo nuk është luftë ndaj Kryetarit. Kjo është ndëshkim kolektiv ndaj qytetarëve.

Prishtina nuk është pronë e asnjë partie. Prishtina është Kryeqyteti i Republikës. Nëse Qeveria mendon se mund ta përdorë si mjet presioni politik, atëherë po gabon rëndë.

Nuk do ta lejoj që Kryeqyteti të trajtohet si kundërshtar. Nuk do ta lejoj që qytetarët e Prishtinës të paguajnë çmimin e kalkulimeve politike.

Nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje, ne do të ndjekim çdo rrugë ligjore dhe institucionale për ta mbrojtur të drejtën tonë. Do ta bëjmë këtë publikisht, hapur dhe pa kompromis.

Kjo nuk është çështje personale. Kjo është çështje dinjiteti institucional dhe respekti ndaj qytetarëve.

Prishtina nuk do të heshtë. Prishtina nuk do të frikësohet. Dhe Prishtina nuk do të ndalet.

Faleminderit.

JU REKOMANDOJMË

Nis emërimi i zëvendësministrave

Nis emërimi i zëvendësministrave
13/02/2026 - 19:46

Kryeministri Albin Kurti ka nisur emërimin e zëvendësministrave. Ndër emrat e parë të emëruar të premten janë Daulina Osmani si zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë dhe Zef Morina...

Më shumëDetails

Skuadra e Ballkanit në mbështetje të protestës së madhe për krerët e UÇK-së

Skuadra e Ballkanit në mbështetje të protestës së madhe për krerët e UÇK-së
13/02/2026 - 19:34

Skuadra e Ballkanit ka shprehur mbështetjen për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”. Marshi do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë,...

Më shumëDetails

‘‘Përdornin fjalë të Kosovës që s’i njihja” Fevziu i kthehet incidentit mes Buzhalës e Rexhajt: Treguan qytetari më pas

‘‘Përdornin fjalë të Kosovës që s’i njihja” Fevziu i kthehet incidentit mes Buzhalës e Rexhajt: Treguan qytetari më pas
13/02/2026 - 19:14

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar edhe njëherë lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmë në emisionin që udhëheq ai, mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt. Fevziu, fillimisht deklaroi se,...

Më shumëDetails

Gjyqi i madh: Prokuroria e Specializuar të hënën përballet me pyetjet e trupit gjykues në Hagë

Gjyqi i madh: Prokuroria e Specializuar të hënën përballet me pyetjet e trupit gjykues në Hagë
13/02/2026 - 19:11

Deklaratat përfundimtare të ekipeve mbrojtëse të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare, janë drejt fundit. Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, tashmë i kanë kryer fjalët e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës sekuestron mbi 45 kg ar

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës sekuestron mbi 45 kg ar
13/02/2026 - 18:58

Një aksion i gjerë i institucioneve të sigurisë dhe mbikëqyrjes së tregut ka rezultuar me sekuestrimin dhe ndalimin e mbi 45 kilogramëve ar në rajonin e Pejës, pas...

Më shumëDetails

Altin Dumani nis trajnimin e prokurorëve e policëve në Kosovë

Altin Dumani nis trajnimin e prokurorëve e policëve në Kosovë
13/02/2026 - 18:29

Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar për një ligjëratë që sot u ka mbajtur gjyqtarëve, prokurorëve e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Dumani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lushtaku i’a bën 1:0 Pecit – Bordi ua vazhdon mandatin edhe për 3 vite Zv.Kryeshefit dhe Sekretarit të Unitetit, persona të afërt me kryetarin e Skenderajt

    Lushtaku i’a bën 1:0 Pecit – Bordi ua vazhdon mandatin edhe për 3 vite Zv.Kryeshefit dhe Sekretarit të Unitetit, persona të afërt me kryetarin e Skenderajt

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Motori i avionit shpërthen gjatë fluturimit, kaos mes pasagjerëve në bord/Video

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Haxhiu me kritika të ashpra për fjalimet e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut në seancën konstituive, ja çka thotë?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të kushëririt të tyre në Skenderaj, konfirmon Prokuroria

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë