Kryeministri Albin Kurti ka nisur emërimin e zëvendësministrave.
Ndër emrat e parë të emëruar të premten janë Daulina Osmani si zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë dhe Zef Morina si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Osmani ishte zëvendësministre edhe në mandatin e shkuar. Por tani, Sporti dhe Rinia janë ndarë nga Ministria e Kulturës. Ministrinë e Sportit tani e udhëheq Blerim Gashani.
Ndërkaq Morina që nuk arriti të bëhej deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë zëvendësministër i Dimal Bashës.
Qeveria Kurti 3, do t’i ketë 19 ministri, për dallim nga Kurti 2 që i kishe 15.














