Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

14/02/2026 - 17:14
në Lajme
A A
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se tashmë kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kososvës, si datë zyrtare në Washington DC.

Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.

Ambasada e Kosovës atje e ka falendëruar përmes një reagimi në “X”.

“Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Vendimi i plotë:

DUKE PASUR PARASYSH se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës;

TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si “DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS” në Washington, DC.

Muriel Bowser

 

 

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike
14/02/2026 - 20:02

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.Ai për marshin e...

Më shumëDetails

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA “nuk po largohet” nga Evropa

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA “nuk po largohet” nga Evropa
14/02/2026 - 19:48

Ambasadori i ShBA-së në NATO deklaroi të shtunën se “amerikanët nuk po largohen” nga Evropa apo nga aleanca, duke qetësuar një shqetësim që kishte shkaktuar panik në gjithë...

Më shumëDetails

Rutte: Rusia humbi 65 mijë ushtarë në dy muaj

Rutte: Rusia humbi 65 mijë ushtarë në dy muaj
14/02/2026 - 19:40

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se Rusia ka pësuar humbje të rënda gjatë muajve të fundit, duke theksuar se Moska “nuk po e fiton këtë...

Më shumëDetails

Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, zëdhënësja: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët

Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, zëdhënësja: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët
14/02/2026 - 19:23

Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të një defekti të paraqitur në një trafo prapa...

Më shumëDetails

Dëshmitari i Thaçit, Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit, Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë
14/02/2026 - 19:06

Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hague, ka komentuar këtë javë zhvillimet në Dhomat...

Më shumëDetails

“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës

“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës
14/02/2026 - 18:55

Flutura Mazreku, me prejardhje nga Kosova dhe e martuar me deputetin kanadez Kyle Seeback, ka treguar për Klankosova.tv se ruajtja e lidhjes me rrënjët shqiptare është shumë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Lushtaku i’a bën 1:0 Pecit – Bordi ua vazhdon mandatin edhe për 3 vite Zv.Kryeshefit dhe Sekretarit të Unitetit, persona të afërt me kryetarin e Skenderajt

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë