Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa shanse ka Kosova të futet në NATO? Flet ambasadori shqiptar

14/02/2026 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
Sa shanse ka Kosova të futet në NATO? Flet ambasadori shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori shqiptar, Gazment Turdiu, ka shuar shpresat që Kosova të mund të bëhet shpejt anëtare e NATO-s.Në një bisedë për “Euronews Albania”, ai tha se, pavarësisht rolit përcaktues që ka ShBA-ja për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vende që janë pjesë e NATO-s nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe sipas tij, bazuar në këtë analizë, Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në NATO.

“Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë ShBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, të gjitha vendimet merren me konsensus, por mos të harrojmë, disa vende që janë anëtare të NATO-s, nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”.

“Më duket e pamundur që vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës të votojnë për Kosovën në anëtarësimin në NATO, sepse në NATO futen shtetet, nëse nuk e njeh si shtet, nuk futesh dot, por kjo nuk pengon bashkëpunimin”, u shpreh ambasadori shqiptar.

Por, ai thotë se Kosova është e ankoruar dhe do të mbetet e ankoruar përfundimisht me NATO-n.

Megjithatë, Turdiu është i mendimit se fakti që ka një bazë të fuqishme të NATO-s në Kosovë, siç është Bondsteel, nuk është arsye e mjaftueshme për anëtarësim normal.

Ai shtoi se ShBA-ja ka bazë të fuqishme edhe në Katar, ku kanë edhe bombarduesit strategjikë, por Katari nuk do të bëhet ndonjëherë anëtar i NATO-s.

Turdiu tutje tha se Kosova nuk rrezikohet për një sulm nga Serbia, duke qenë shtetet anëtare të NATO-s aty.

“Unë besoj se Kosova nuk rrezikohet nga një sulm i jashtëm nga Serbia, se s’ka tjetër nga rrezikohet, sepse ka trupa të NATO-s, ka një mbrojtje të ngjashme me të gjithë mbrojtjen e të gjitha vendeve të tjera që janë anëtare formale të NATO-s”, tha ambasadori shqiptar.

Madje, ai tha se Kosova është e mbrojtur ushtarakisht, dhe se “aktualisht flamë të qetë”.

Diplomati shqiptar thekson se Kosova do të duhet të vazhdojë të ruajë lidhje të fuqishme me Perëndimin, t’i zhvillojë ato dhe të kujdeset për to, si dhe të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse.

Ambasadori mendon se edhe në kohën kur Kosova të bëhet me të drejta të plota pjesë e NATO-s, nuk është se do të luajë rol kryesor kapaciteti ushtarak i Kosovës, sikundër edhe kapaciteti i Shqipërisë.

“Shqipëria kontribuon në NATO me 0,007% të kapaciteteve, nuk bën ndryshim, por ka një votë siç e kanë vendet e tjera. Aspekti politik është shumë i fuqishëm dhe konfirmimi i vullnetit politik të Kosovës për të bërë anëtare të NATO-s është thelbësor në këtë proces”, deklaroi ambasadori.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin për sigurinë, zgjerimin e BE’së e Procesin e Berlinit

Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin për sigurinë, zgjerimin e BE’së e Procesin e Berlinit
14/02/2026 - 23:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrinë e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.Në komunikatën e ZKM’së për media, thuhet se, të dy kanë diskutuar për marrëdhënie...

Më shumëDetails

Gruda për protestën e 17 shkurtit: Mesazh që jemi me krerët e UÇK’së, PDK ka pasur pakënaqësi me sjelljen e qeverisë këto vite

Gruda për protestën e 17 shkurtit: Mesazh që jemi me krerët e UÇK’së, PDK ka pasur pakënaqësi me sjelljen e qeverisë këto vite
14/02/2026 - 22:50

Deputeti i PDK, Përparim Gruda, foli mbi gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së, ku sipas tij gjykata speciale është krijuar me bindje se do të ketë...

Më shumëDetails

Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do të jenë Begaj e Osmani

Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprimet e Speciales
14/02/2026 - 22:26

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve...

Më shumëDetails

Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
14/02/2026 - 21:45

Në zonën e Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Aktualisht në terren po punojnë njëkohësisht dy borëpastruese për mbajtjen...

Më shumëDetails

Dialogu Kosovë–Serbi në pikë kritike, “sfidat” e qeverisë së re

Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët
14/02/2026 - 21:43

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një nga sfidat kryesore për institucionet e reja qeverisëse, me pritje për intensifikim të presionit ndërkombëtar për reforma...

Më shumëDetails

Maqedonci thotë se kanë takuar drejtorin e Mercedesit për automjete taktike ushtarake: Vjet kemi lidhur kontratë trevjeçare

Maqedonci thotë se kanë takuar drejtorin e Mercedesit për automjete taktike ushtarake: Vjet kemi lidhur kontratë trevjeçare
14/02/2026 - 21:20

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ka folur për takimet që po zhvillojnë atje....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë