Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dialogu Kosovë–Serbi në pikë kritike, “sfidat” e qeverisë së re

14/02/2026 - 21:43
në Lajme
A A
Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një nga sfidat kryesore për institucionet e reja qeverisëse, me pritje për intensifikim të presionit ndërkombëtar për reforma dhe avancim të dialogut, vlerësojnë njohës të zhvillimeve gjeopolitike.

Sipas vlerësimeve të tyre, zhvillimet politike të brendshme në Serbi, si dhe prioritetet globale të partnerëve ndërkombëtarë, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin dhe përmbajtjen e dialogut, ndërsa qeverinë e re të Kosovës e presin sfida të mëdha në këtë proces.

Profesori universitar i shkencave politike, Basri Muja, vlerësoi se deri më tani ka qenë e vështirë të ketë progres në dialog, jo vetëm për shkak të faktorëve në Kosovë, por edhe për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në Serbi, përfshirë protestat dhe tensionet e brendshme.

“Po, në situatën në të cilën kemi qenë, fatkeqësisht ka qenë e pamundshme që të bëhet diçka me dialog. Por kësaj radhe mendoj që nuk ka qenë faji vetëm i Kosovës sepse edhe në Serbi kemi një situatë politike shumë, shumë jo-stabile. Atje ka protesta masive popullore tash më shumë se një vit dhe si rezultat i kësaj mendoj që edhe institucionet në Republikën e Serbisë nuk kanë qenë në gjendje që të jenë pjesë e debateve, e takimeve substanciale, nëse mund të them kështu, me partnerët nga Kosova. Sigurisht që kjo e pengon, por siç e thashë më herët, kjo jo vetëm për fajin e Kosovës”, tha ai.

Ai theksoi se dialogu do të mbetet një nga sfidat kryesore për qeverinë e re të Kosovës.

“Po sigurisht që çështja e dialogut me Serbinë do të jetë, do të jetë njëra prej sfidave të cilat e presin qeverinë e re, por se kjo ka të bëjë shumë dhe varet shumë edhe prej zhvillimeve në Serbi. Sipas informatave që kam, atje do të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale diku kah fundi i vitit dhe unë nuk besoj që deri atëherë institucionet serbe do të lëshohen në debate të thella, nëse mund të them kështu, me partnerët nga Kosova”, tha ai.

Eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilalli, tha se gjatë muajve të pranverës mund të ketë tentativa për takim të nivelit të lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, megjithatë sipas tij, rezultatet mbeten të pasigurta për shkak se qeverinë e Kosovës e presin sfida të mëdha, ndërsa fragmentimi politik dhe zgjedhjet në Serbi mund të vonojnë proceset dhe të përdoren si taktizim politik që është i njohur edhe në nivelet e BE-së.

“Po, i kemi pasë sinjalet e para nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka dhënë një urim, kuptohet, për formimin e qeverisë së re dhe kërkon që të bëhen reforma rreth integrimit në Bashkimin Evropian. E dyta ka qenë deklarata e sotshme e Kalas-it edhe po ashtu edhe në platformën X, e cila ka uruar Kurtin dhe ka kërkuar që të kryhen edhe reformat, por njëkohësisht dialogu Kosovë-Serbi të jetë në fokus. A do arrijë që për një kohë shumë të shpejtë, ndoshta brenda besoj brenda afateve, sidomos në sezonën e pranverës, në muajt që po hyjmë, do të jetë një tentativë për një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq dhe besoj që fokusi do jetë këtu. Sa do jetë rezultativ, do shohim, por besoj që e presin sfida të mëdha qeverinë e Kosovës në këtë drejtim. Po, politika brenda Serbisë është, mund të them, shumë e fragmentume dhe zgjedhjet mund ta prishin pak itinerarin e takimeve ose të prolongimit. Dhe kjo mund të jetë një lloj taktizimi me të cilin besoj që edhe në nivelin e Bashkimit Evropian e dinë këtë fakt, që mund të ketë pastaj një prolongim për shkak të situatës brenda politike në Serbi, që përkon me pushtetin”, tha ai

Bilalli tha se rajoni ka hyrë në një fazë jashtëzakonisht dilematike lidhur me mundësinë e takimeve të shpejta dhe rezultateve konkrete nga dialogu, për të cilat ai shprehu dyshime, duke theksuar se evropianët aktualisht përballen me sfida të mëdha si lufta në Ukrainë dhe problemet e brendshme të shteteve anëtare.

“Dhe mendoj që kemi hy në një fazë e cila mendoj që është jashtëzakonisht dilematike, që a do të kemi në një kohë të afërt një lloj takimi dhe rezultate nga këto takime, që unë dyshoj. Mirëpo evropianët kanë probleme të tjera jashtëzakonisht të mëdha që ka të bëjë së pari me luftën në Ukrainë, pastaj me problematikën e tyre të brendshme të secilit shtet, ose sidomos të fuqive kryesore të Bashkimit Evropian. Mirëpo, tentativa e evropianëve, ose në këtë rast e Kalasit dhe e Sorencës do të jetë që ta organizojnë një takim me të cilin do të tentojnë që proceset të shkojnë para. Por prapë mendoj që në pranverë mund ta kemi edhe një tentativë amerikane rreth ndonjë, mund ta them kështu, dokumenti i cili haptas nuk dihet, paralajmërohet, është paralajmëru, por do të jetë mund ta them që mund t’u ngjasojë modeleve të ndryshme që japin në krizat kudo në botë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë