Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca alarmon se Prokuroria në Hagë po vendos “re të zeza mbi shtetin tonë”

15/02/2026 - 12:39
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca alarmon se Prokuroria në Hagë po vendos “re të zeza mbi shtetin tonë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ashpërsuar tonet ndaj Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar se narrativa që po ndërtohet rreth UÇK-së synon “me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Në një intervistë për RTK, Konjufca foli se si përballë akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, skena politike në Kosovë duhet të jetë e unifikuar dhe pa ndarje partiake.

“Motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara… kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike”, tha ai.

Konjufca konfirmoi se do të jetë sërish në Hagë për fazën përmbyllëse të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Ai rikujtoi qëndrimin zyrtar të Prishtinës për këtë proces.

“Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”.

Shefi i diplomacisë kosovare e përshkroi UÇK-në si produkt autentik të rezistencës popullore.

“UÇK-ja ka dalë prej gjirit popullor. Nuk është e krijuar nga larg. Nuk është e krijume me, me dekrete politike. Është vetë zgjimi popullor për me mbrojt vendin tonë nga gjenocidi serb i sotëm”, tha ai.

Sipas Konjufcës, çdo interpretim që ia atribuon UÇK-së synime si spastrimi i serbëve apo eliminimi i figurave të tjera politike është i rrezikshëm: “Kush thotë që qëllimi i UÇK-së ishte spastrimi i serbëve apo ishte eliminimi i figurave tjera politike, apo ishte targetimi i pakicave kombëtare apo i gjithë atyre që nuk pajtohen me UÇK-në. Kjo është një huqje shumë e rrezikshme, e cila qëllimin e ka fort të keq, dhe ky qëllim është me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit: Solidaritet dhe thirrje për lirim të çlirimtarëve

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit: Solidaritet dhe thirrje për lirim të çlirimtarëve
15/02/2026 - 15:40

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Rexhep Selimit, i cili po gjykohet në Hagë në fazën...

Më shumëDetails

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
15/02/2026 - 15:14

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se Arizona ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Guvernatorja Katie Hobbs ka shpallur 17 shkurtin 2026...

Më shumëDetails

Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali: Rafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
15/02/2026 - 15:02

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar ashkalinjtë për ditën e tyre. Presidenca tha në një njoftim se “në mozaikun e identitetit të Republikës së Kosovës, komuniteti ashkali zë...

Më shumëDetails

Rama konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit: Trafiku urban do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
15/02/2026 - 14:48

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt 2026, në ora 14:00,...

Më shumëDetails

Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jetese që e kanë zili

Kallas: Ballkani për pesë vjet në BE, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
15/02/2026 - 14:24

Ministrja e Jashtme Evropiane, Kaja Kallas, hodhi poshtë sot akuzat e ShBA-së se Evropa është në rënie dhe në vend të kësaj e portretizoi kontinentin e vjetër si...

Më shumëDetails

“Diversiteti është forca jonë”, kryetarja Haxhiu në takim me komunitetin Ashkali

“Diversiteti është forca jonë”, kryetarja Haxhiu në takim me komunitetin Ashkali
15/02/2026 - 13:50

Me rastin e “Ditës së Komunitetit Ashkali”, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë