Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, reagoi me humor kur u pyet nëse Barcelona mund të përmbysë rezultatin 4:0 në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey.
“Ata nuk e kanë Cristiano Ronaldon”, tha Simeone me buzëqeshje, duke iu referuar rikthimeve spektakolare të portugezit ndër vite.
Megjithatë, tekniku argjentinas theksoi se skuadra e tij duhet të mbetet e përqendruar deri në fund, pavarësisht avantazhit të madh, ndërsa Barcelona synon të japë një reagim dinjitoz para tifozëve.











