Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën, por Pefqeli barazoi shifrat për Dukagjinin. Më pas, Potoku shënoi për 2-1 dhe i riktheu avantazhin skuadrës vendase.
Në pjesën e dytë, Isufi realizoi për Dukagjinin, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Në fund, të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë pas një dueli të luftuar deri në fund.












