Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar ashkalinjtë për ditën e tyre.
Presidenca tha në një njoftim se “në mozaikun e identitetit të Republikës së Kosovës, komuniteti ashkali zë një vend të veçantë, me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur që e kanë bërë vendin tonë më të larmishëm”.
“Trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës”.
“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Forca e Kosovës qëndron pikërisht në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, në respektin reciprok dhe të ardhmen e përbashkët me dinjitet për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.













