Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​

15/02/2026 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më të rëndësishme në kontinent për çështje të sigurisë.

Në konferencë, Kurti ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Temat kryesore të diskutimit përfshinin sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral, progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Kryeministri u takua me krerë të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë: Kryeministrin e Kroacisë, AndrejPlenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić-Radman; Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme, Hans-George Engelke.

Poashtu Kurti u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide; Senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego; deputetët e Bundestagut gjerman Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring; dhe Administratorin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ish-kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo.

Gjatë takimeve, Kurti thotë se prezantoi arritjet e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit dhe projektet e mandatit të ri qeverisës.

Ai theksoi se investimet në forcat policore dhe ushtri do të rriten dhe zgjerohet bashkë me partnerët demokratikë dhe perëndimorë, për të forcuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

“Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë demokratikë dhe perëndimorë, që ta forcojmë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Largimi i gazetares Avdiu nga RTK, Buzhala: Gazetarët e krejt mediave duhet me protestu para qeverisë

Largimi i gazetares Avdiu nga RTK, Buzhala: Gazetarët e krejt mediave duhet me protestu para qeverisë
15/02/2026 - 22:38

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e lidhur drejtpërdrejt vendimin me pyetjet kritike që...

Më shumëDetails

AGK-ja shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të dy gazetareve në RTK

AGK-ja shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të dy gazetareve në RTK
15/02/2026 - 22:24

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy...

Më shumëDetails

Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”: aksidente me të mitur, vdekje në punë dhe 11 kompani pa bilance

Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”: aksidente me të mitur, vdekje në punë dhe 11 kompani pa bilance
15/02/2026 - 21:52

Nga punësimi i të miturve dhe aksidentet e rënda, te vdekja në vendin e punës dhe procedime të pushuara, emri i Dionis Teqjes është përmendur në disa episode...

Më shumëDetails

Bajrami për largimin e gazetares së RTK’së nga puna në muajin e pestë të shtatzënisë: Kurti dhe VV e duan Edinën si amvise që jeton me social

Bajrami për largimin e gazetares së RTK’së nga puna në muajin e pestë të shtatzënisë: Kurti dhe VV e duan Edinën si amvise që jeton me social
15/02/2026 - 21:45

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas njoftimit të gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Edina Avdiut, e cila bëri të ditur...

Më shumëDetails

Bajrami: Kurti jep shtesa për lehona por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të, që i bëjnë pyetje të vështira

Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit
15/02/2026 - 21:19

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se “akti i largimit nga puna i gazetarës Edina Avdiu është sulm i hapur ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediave...

Më shumëDetails

Largimi nga puna i gazetares së RTK-së, Qorrolli: Kur Qeveria shkel të drejtat e punëtorit, padrejtësia institucionalizohet

Largimi nga puna i gazetares së RTK-së, Qorrolli: Kur Qeveria shkel të drejtat e punëtorit, padrejtësia institucionalizohet
15/02/2026 - 21:17

Ekonomisti Adem Qorrolli ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të gazetares së Radio Televizioni i Kosovës, Edina Avdiu, duke e quajtur rastin një sinjal alarmi për të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • VV thotë se s’mund t’ia sigurojë Osmanit, partitë sinjale se e duan për vete postin – “beteja” për kreun e shtetit po ashpërsohet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë