Dy vëllezërit e Hashim Thaçi, Gani Thaçi dhe Idriz Thaçi, bashkë me disa qytetarë, kanë udhëtuar sot drejt Hagë për ta ndjekur nga afër procesin gjyqësor që po zhvillohet atje.
Ata janë parë pranë objektit të gjykatës, ku po mbahet seanca e radhës. Mediumi T7 ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe ka sjellë pamje direkte nga Haga, duke raportuar për praninë e familjarëve dhe qytetarëve që kanë shkuar për të përcjellë nga afër zhvillimet e procesit.


Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot vazhdon seanca e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka sot edhe një orë e gjysmë kohë për të përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, të cilën e ka nisur të premten.














