Një futbollist i vogël simpatik i ka treguar preferencat e tij në futboll.
I ftuar në TeVe1, ky vogëlush i tregoi se cilat ekipe i pëlqejnë në Kosovë dhe jashtë, por edhe lojtarin e tij të preferuar.
“Si ekip i Kosovës mua më pëlqen Llapi dhe si lojtar më pëlqen Vedat Muriqi. Prej ekipeve të huaja më së shumti më pëlqen Real Madridi”, u shpreh ai.
Natyrisht, është për t’u gëzuar që edhe tifozët e vegjël kanë simpati për ekipet vendore, krahas atyre të huaja. /Gazeta Express












