Kuvendi i Kosovës ka miratuar shqyrtimin e parë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Buxheti u votua në parim me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime, pas diskutimeve disa orëshe me kritika mes pozitës e opozitës.
Po ashtu, u miratua edhe shmangia nga procedurat me kërkesë të VV-së për shqyrtimin e dytë.
Seanca e radhës për këtë çështje u caktua tφ premten, në ora 11:00.














