Sot në emisionin “DPT te Fidani”, të ftuar ishin Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” dhe artisti Lyrical Son.
Gjatë bisedës, Festim Arifi ndau kujtime nga fëmijëria e tij, kur iu arrestua babai.
“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.
Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij: “S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha Lyrical Son.
Ndërkaq, Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.












