Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E FUNDIT | “Me ata që kanë qëndruar pranë Kosovës”, Enver Hoxhaj nga Mynihu për aleancat ndërkombëtare

16/02/2026 - 20:08
në Lajme
A A
E FUNDIT | “Me ata që kanë qëndruar pranë Kosovës”, Enver Hoxhaj nga Mynihu për aleancat ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, mori pjesë në edicionin e sivjetshëm të Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë evropianë dhe ndërkombëtarë, përfshirë kryediplomaten e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Hoxhaj u takua gjithashtu me deputetë të Bundestagut gjerman, si dhe ministra e ish-ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, me të cilët ka bashkëpunuar që nga periudha kur drejtonte diplomacinë kosovare.

Në fokus të takimeve ishte avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimi i saj euro-atlantik.

Në një video-mesazh të publikuar nga Mynihu, Hoxhaj theksoi rëndësinë e forumit për diplomacinë globale dhe për Kosovën.

“Konferenca e Sigurisë në Mynih është ndër forumet më të rëndësishme të politikës së jashtme në botë. Këtë vit, ashtu sikur vitet e kaluara, isha i ftuar të marr pjesë dhe pata mundësinë të takoja miq të Kosovës dhe liderë nga vende të ndryshme, me të cilët kam bashkëpunuar kur isha Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër. Shumë prej tyre kanë luajtur rol kyç në mbështetjen e Kosovës drejt njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimeve të saj. Gjatë takimeve, diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për drejtimet që po merr Evropa. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar ura të reja ndërkombëtare.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, gjithashtu ka shkruar se Në Mynih, ishte pranë me aleatët “që kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet kyçe, për Kosovën në Evropë dhe më të pranishme në botë.”

Gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj u takua edhe me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas, me të cilën diskutuan domosdoshmërinë që Kosova të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë evropian. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Takimi me Jens Stoltenberg u vlerësua si mundësi për të riafirmuar partneritetin e ngushtë me NATO-n dhe rolin e saj në sigurinë e Kosovës dhe rajonit, ndërsa diskutimet me ligjvënës gjermanë u përqendruan në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi: A janë shishet e plastikës

Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi: A janë shishet e plastikës
16/02/2026 - 22:11

Një incident kishte ndodhur në studion e “Opinion” të Blendi Fevziu, ku gazetari Berat Buzhala ishte nisur në drejtim të Albatros Rexhajt, pas një debati të ashpër mes...

Më shumëDetails

Arritje e jashtezakonshme/ Luna Beqa nga Kosova zë vendin e parë për Teknologji në Dubai

Arritje e jashtezakonshme/ Luna Beqa nga Kosova zë vendin e parë për Teknologji në Dubai
16/02/2026 - 21:55

Fëmijët nga Kosova po vazhdojnë të shkëlqejnë nëpër garat ndërkombëtare.   Një triumf i tillë ka ndodhur sot në Garat Ndërkombëtare në Dubai. Në një garë ku kanë...

Më shumëDetails

“Edi Rama na kallëzoi ‘sekretin’ për Vjosa Osmanin rreth Speciales, e zuri në befasi atë” – Mushkolaj: E pashë si mbështetje për Osmanin

Mushkolaj ironizon: Mirë që dita e rrenave pushim
16/02/2026 - 21:37

Analisti Imer Mushkolaj, në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.Sipas tij, Rama e ka vënë në befasi presidenten...

Më shumëDetails

“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns
16/02/2026 - 21:27

Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns. Në njoftimin e Presidencës thuhet se medalja i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për...

Më shumëDetails

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës
16/02/2026 - 21:12

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka dërguar një mesazh urimi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Në letrën e tij, presidenti...

Më shumëDetails

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për ta parandaluar luftën

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për ta parandaluar luftën
16/02/2026 - 21:03

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit do të takohen në Zvicër më 17 shkurt për rundin e dytë të bisedimeve lidhur me arritjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë