Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj

17/02/2026 - 11:32
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën solemne për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se UÇK-ja është është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj dhe se ajo është zemra e rezistencës sonë kombëtare dhe përgjigjja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal, duke shtuar se kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme, raporton Ekonomia Online.“Sot, me respektin më të thellë, përulemi para kujtimit të gjithë atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë republikë.

Në themelet e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Republikës sonë. Me mençuri, durim, vizion dhe një besim të palëkundur në lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë, ai udhëhoqi Kosovën në kohët më të rënda, duke i dhënë kauzës sonë legjitimitet e mbështetje ndërkombëtare, si dhe shpresë të brendshme. Historia jonë më tej është brumosur në periudhën e luftës për liri; ajo mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij heroike dhe të të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Ajo është zemra e rezistencës sonë kombëtare dhe përgjigjja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme”, tha Osmani.Osmani tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin.

Ajo bëri thirrje që të jenë të gjithë së bashku në mbrojtje të luftës çlirimtare.“Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për ta relativizuar apo për të barazuar viktimën me agresorin është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe tërësisht e papranueshme. Krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës, u ngritën për liri, dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre.

Prandaj, çdo përpjekje për të barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë, por dëmton edhe themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë.

Lufta e UÇK-së ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe shpresës; kjo e vërtetë historike është themel i shtetit tonë dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë. Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku.

Asnjë dallim i yni, i së kaluarës apo i së tashmes, nuk guxon të jetë pengesë në unitetin tonë, në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare, sepse kështu ne e mbrojmë pastërtinë e lirisë, pavarësisë dhe vetë ekzistencën e shtetit tonë”, theksoi Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin
23/05/2026 - 23:07

Mërgimtarja Herolinda Avdili-Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e...

Më shumëDetails

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos
23/05/2026 - 22:45

Në fluturim drejt Milanos së Italisë, një gruaje i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Raportohet se ajo kishte të vjella dhe më pas humbi ndjenjat. Fatmirësisht, në të njëjtin...

Më shumëDetails

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit
23/05/2026 - 22:30

Politikani serb nga Vojvodina që njeh pavarësinë e Kosovës, Nenad Çanak, në një bisedë për “Euronews Albania”, deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe...

Më shumëDetails

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë
23/05/2026 - 22:06

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu i është drejtuar me fjalët “mbylle gojën” Arbresha Kryeziut të VV-së pasi kjo i ndërhyu derisa po fliste në një debat....

Më shumëDetails

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
23/05/2026 - 21:35

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim...

Më shumëDetails

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor HAWK për Ukrainën, me vlerë 108 milionë dollarë

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor HAWK për Ukrainën, me vlerë 108 milionë dollarë
23/05/2026 - 21:23

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje pajisjesh me vlerë 108.1 milionë dollarë për Ukrainën për të mbështetur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore HAWK. Sistemi HAWK është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë