Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja e Jakup Krasniqit e pakënaqur me mbështetjen e institucioneve për krerët e UÇK-së në Hagë

17/02/2026 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Gruaja e Jakup Krasniqit e pakënaqur me mbështetjen e institucioneve për krerët e UÇK-së në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për VOX Kosova ka thënë se nuk është aspak e kënaqur me mbështetjen e institucioneve të Kosovës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë.

“Me të tregu të drejtën, nuk jam aspak e kënaqur. Jo. Populli i Kosovës, shteti i Kosovës, është dashur të jetë në këmbë. Për të gjitha këto vite është dashur të jetë në këmbë, është dashur të jetë në Hagë, është dashur të kujdeset për ata. Ne kemi pasur probleme, peripeci shumë të mëdha për të shkuar në vizita. Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë, të them, asgjë”, tha Krasniqi.

Ndërsa kërkesën e Prokurorisë për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së, ajo e ka quajtur absurde, meqë sipas saj, të akuzuarit e kanë mbrojtur popullin nga gjenocidi.

“Kërkesa e Prokurorisë për dënim prej 180 vjetësh burg për të arrestuarit është një kërkesë absurde, që nuk e di a do të kërkohej për ata që janë burgosur për krimet që i kanë bërë të tjerët. E lëre më për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vend që ata të thirreshin nga Bashkimi Evropian, nga Evropa, nga Këshilli i Evropës për të marrë dekorata për luftën që e kanë bërë, se e kanë shpëtuar një popull nga gjenocidi dhe lufta që është bërë në Kosovë, ata propozojnë që të akuzuarit të dënohen me 180 vjet burg”, shtoi.

Ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet të martën, më 17 shkurt, në Prishtinë.

“Mesazhi im është që i gjithë populli i Kosovës, të gjithë liridashësit, të gjithë ata që mund të vijnë këtu, të jenë në Kosovë. Nga të gjitha trojet shqiptare të vijnë e të marrin pjesë në protestë dhe t’i tregojmë botës se ata janë çlirimtarë. Ata e çliruan popullin dhe e çliruan Kosovën. Nuk janë ata kriminelë, por janë çlirimtarë që duhet të kthehen në Kosovë të lirë”, potencoi Krasniqi.

“I gjithë Ferizaj drejt Prishtinës”, Aliu publikon fotografinë, s’i shihet fundi vargut të autobusëve me protestues
Read more

JU REKOMANDOJMË

VV me prani “simbolike” në marsh, Ardita Sinani publikon fotografi: Lufta e UÇK’së s’mund të njolloset

VV me prani “simbolike” në marsh, Ardita Sinani publikon fotografi: Lufta e UÇK’së s’mund të njolloset
17/02/2026 - 16:29

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar lidhur me Marshin për Drejtësi i cili u mbajt sot në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së, ku...

Më shumëDetails

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
17/02/2026 - 16:12

Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin e Prishtinës. Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me...

Më shumëDetails

Kearns në Prishtinë për 18 vjetorin e pavarësisë: Aleatët t’i qëndrojnë afër Kosovës, ambiciet imperialiste po rreizkojnë Ballkanin

Kearns në Prishtinë për 18 vjetorin e pavarësisë: Aleatët t’i qëndrojnë afër Kosovës, ambiciet imperialiste po rreizkojnë Ballkanin
17/02/2026 - 16:03

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se është një kënaqësi e madhe që të jetë në Kosovë për të festuar 18 vjetorin e pavarësisë. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

“LIRIA KA EMËR” publikon pamje nga droni, numër masiv i protestuesve

“LIRIA KA EMËR” publikon pamje nga droni, numër masiv i protestuesve
17/02/2026 - 15:55

Platforma “LIRIA KA EMËR” ka publikuar pamje nga droni gjatë marshit protestuesit në nder të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. Në...

Më shumëDetails

Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet
17/02/2026 - 15:51

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Feraj...

Më shumëDetails

Ish-luftëtarja e UÇK-së: Bashkëluftëtarëve po u bëhet padrejtësi, pjesëmarrja në këtë marsh, mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë

Ish-luftëtarja e UÇK-së: Bashkëluftëtarëve po u bëhet padrejtësi, pjesëmarrja në këtë marsh, mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë
17/02/2026 - 15:18

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi tha se nuk kërkojnë mëshirë por “drejtësi të vërtetë, pa politikë”, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë