Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër gjykimit të padrejtë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Tribunalin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Pamje madhështore janë kapur nga dronët, ku shihet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në këtë protestë, e cila është thirrur me moton “Drejtësi, jo politikë”.















