Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar lidhur me Marshin për Drejtësi i cili u mbajt sot në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së, ku pjesëmarrëse ishte edhe vetë Sinani.
Sinani, që është shoqëruar me disa anëtarë të VV’së në këtë marsh, ka thënë se në këtë protestë, është ngritur zëri për një proces të drejtë dhe të paanshëm.
‘’ E vërteta nuk dënohet. Ajo mbrohet’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Sot, në marshin “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”, ngritëm zërin për një proces të drejtë dhe të paanshëm ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Lufta e saj ishte e drejtë dhe çlirimtare, përballë regjimit represiv të Sllobodan Milosheviqit. Kjo e vërtetë nuk mund të njolloset, as të rishkruhet.
E vërteta nuk dënohet. Ajo mbrohet















