Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Milanović, Osmanit: Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin ndërkombëtar

17/02/2026 - 19:38
në Lajme
A A
Milanović, Osmanit: Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin ndërkombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Milanovic ka theksuar besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Tutje, presidenti kroat ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Ai theksoi se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Kjo është letra e plotë e tij:

E nderuara Znj. Presidente,

Me rastin e Ditës Kombëtare dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim. Ju dëshiroj Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj përparim dhe prosperitet.

Besoj se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona miqësore do të zhvillohen dhe forcohen më tej në shumë fusha me interes të ndërsjellë dhe për mirëqenien e qytetarëve të Kroacisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore luan një rol të rëndësishëm.

Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ju lutem pranoni, Znj. Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoran Milanović

JU REKOMANDOJMË

Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e pavarësisë, kërkon thellim të bashkëpunimit

Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e pavarësisë, kërkon thellim të bashkëpunimit
17/02/2026 - 22:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Presidenca njofton se...

Më shumëDetails

“Prokuroria ka dashtë me e ndërtu një fotografi që Hashimin e Kadrinë nuk i don kërkush në Kosovë” Pse sipas Valon Sylës?

Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
17/02/2026 - 22:20

Analisti Valon Syla, tha në Pressing në T7 se “prokuroria në Hagë ka tentuar të ndërtojnë një fotografi që Hashimin e Kadrinë s’i do askush”. “Prokuroria ka dashtë...

Më shumëDetails

Tahiri: Qytetarët financuan mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, qeveria bëri pak

PDK-ja me shpresë: Po punojmë që të shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 30 qershor ose 7 korrik
17/02/2026 - 22:08

Abelard Tahiri nga PDK në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se presin me shumë emocion fjalën përfundimtare të Hashim Thaçit. Ai theksoi se nuk është parë kurrë...

Më shumëDetails

Konjufca nga Haga: UÇK-ja ishte aleate e NATO-së në terren, nuk mund ta quash ndërmarrje të përbashkët kriminale

Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë mbi UÇK-në
17/02/2026 - 21:54

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ndodhet në Hagë, në ditën kur në Kosovë ka pasur marsh për ish-krerët e UÇK-së. Konjufca ka folur para mediave në...

Më shumëDetails

Selimi nga Haga: Unë besoj shumë në pafajësinë e Rexhës dhe të shokëve të tij

Rexhep Selimi feston sot ditelindjen, gruaja e tij e uron nga Haga
17/02/2026 - 21:22

Deputetja Shqipe Selimi po qëndron në Hagë, për të mbështetur bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin. Ajo uroi 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se gjykimi...

Më shumëDetails

Në tri raste të ndara, policia në veri gjen armë, municion e granata dore

Në tri raste të ndara, policia në veri gjen armë, municion e granata dore
17/02/2026 - 20:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në veri të vendit janë gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë