Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë larg familjeve, padrejtësi e tmerrshme

18/02/2026 - 08:08
në Lajme
A A
Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tej zgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë.

Ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vjet dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë.

Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt.

“Gjyqi në Hagë po zhvillohet për 10 vite. Numri i juristëve, gjyqtarëve, prokurorëve ndërkombëtarë janë përfshirë dhe kanë ikur nga Haga mbas një periudhe kohore që kanë qenë aty. Shumë prej tyre kanë qenë aty në këtë çështje për vite me radhë dhe të jetosh në Hagë është një vend shumë komod për të jetuar. Të gjithë facilitetet e jetës moderne janë aty. Hotele shumë të mira, restorante shumë të mira, pagat që ato marrin janë të mira. Ka shtesa gjithashtu të pagës që marrin jo të gjithë, por mendoj që disa prej tyre nuk do të dëshironin. Nuk kanë dëshiruar që ky gjyq të përfundojë, sepse pothuajse një dekadë e karrierës së tyre të punojnë në Hagë, të marrin pjesë në hetime dhe pastaj ndjekja penale e këtyre personave të akuzuar. Kanë jetuar një jetë shumë komode dhe më vjen shumë inat kur e mendoj këtë gjë, por duke pasur parasysh kushtet në Hagë, duke pasur parasysh akomodimin, pagat e mira dhe shtesat dhe të jesh një prokuror, apo një gjyqtar në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Besoj se kjo ka ndikuar gjithashtu në kohëzgjatjen e këtij procesi”, tha ai

Duke sjellë në vëmendje gjyqet e Nuremberg, të cilat, sipas tij, përfunduan brenda dy deri në tre vite pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht shkallës shumë më të madhe të krimeve, Ëalker tha se do të donte që të ishte ndjekur i njëjti standard edhe në këtë rast.

“Unë kam qenë një i interesuar, kam pasur me shumë interes historinë dhe marrëdhënie ndërkombëtare të viteve të fundit të viteve 40 kur u zhvillua gjyqi, kur u zhvilluan gjyqet e Nurembergut. Dhe këto gjyqe ishin për të dënuar pra krimet e Luftës së Dytë Botërore dhe kur gjermanët dhe të tjerë kryen krime të tmerrshme lufte në shkallë të paimagjinueshme miliona njerëz të vrarë si rezultat i krimeve të luftës dhe gjyqi i Nurembergut zgjati nga 1945 fundi i luftës 1948 pra dy deri në tre vite, krahasuar me 10 vite në këtë rast, ishte një proces i drejtë. Shumë nga të pandehurit u gjendën të pafajshëm do të doja që këto standarde të sjelljes nga gjykata të ishin ndjekur dhe në këtë rast dhe në këtë çështje”, u shpreh ai për Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ëalker theksoi se mbajtja e të akuzuarve në paraburgim pa një vendim përfundimtar bie ndesh me parimin bazë të drejtësisë.

Sipas tij është e padrejtë që të akuzuarit kanë humbur vite të tëra të jetës larg familjeve të tyre pa një vendim të formës së prerë.

“Të mbash të akuzuarit të ndaluar në paraburgim për katër vite pa pasur akses në botën e jashtme, Zotit Thaçi i është dhënë vetëm një ditë nga paraburgimi për të shkuar në vdekjen dhe ceremoninë funerale të babait të tij, një ditë nga katër vite. Për mendimin tim, shprehja i pavarur derisa të provohesh i fajshëm është parimi bazë i drejtësisë, sistemit të drejtësisë. Këto persona deri më tani janë të pafajshëm, derisa të provohet fajësia e tyre dhe gjithsesi ata kanë humbur katër vite nga jeta e tyre, katër vite larg familjes së tyre dhe kjo mendoj është një padrejtësi e tmerrshme”.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kontrabanda me tonerë në kufirin e Vërmicës, vlera rreth 2300 euro

Zbulohet kontrabanda me tonerë në kufirin e Vërmicës, vlera rreth 2300 euro
18/02/2026 - 09:56

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë realizuar një kontroll të detajuar ndaj një automjeti, pas deklarimit të drejtuesit të mjetit se nuk posedonte mallra...

Më shumëDetails

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së
18/02/2026 - 09:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Gjatë fjalës së tij të mërkurën në hapjen...

Më shumëDetails

Osmani konfirmon se nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të Paqes: Po punojmë me Administratën Trump

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
18/02/2026 - 09:25

Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e...

Më shumëDetails

Konjufca në Hagë: Çka po përpiqet të ndodhë brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë

Konjufca në Hagë: Çka po përpiqet të ndodhë brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë
18/02/2026 - 09:10

Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca e quajti përpjekje për “shtrembërim të historisë” gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Glauk Konjufca...

Më shumëDetails

Gruaja dhe djali i Kadri Veselit mbërrijnë në Hagë për procesin gjyqësor

Gruaja dhe djali i Kadri Veselit mbërrijnë në Hagë për procesin gjyqësor
18/02/2026 - 08:47

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët...

Më shumëDetails

Shqipe Selimi në Hagë: Besoj se drejtësia do t’u japë lirinë katërshes së UÇK-së

Shqipe Selimi në Hagë: Besoj se drejtësia do t’u japë lirinë katërshes së UÇK-së
18/02/2026 - 08:38

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë flamujt që fillimisht u propozuan për flamur të shtetit të Kosovës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tërmeti dridh Bosnjën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë