Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se rrugëtimi i popullit të Kosovës drejt lirisë ka qenë me sakrifica të mëdha.
Duke shpërndarë pamje nga marshi i djeshëm “Drejtësi, jo politikë”, ai ka vlerësuar se populli dje e ka thënë fjalën e tij.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se sot do të flasin ata.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata”, ka shkruar ai.












